Nga Arqile Gjata
Poetët lindin si krijesa Njerzore të veçanta , janë shpresë dhe palëformues të emocioneve, që shpërthejnë nga bukuria e shpirtit.
Ata duan ta stolisin me gjithfarë ngjyrash pasurinë e tyre krijuese!
Poezia është vet Poeti, ai krijonë gjerdanin e shpirtit të tij krijues!
Larmia e relievit të kuptimis së fjalëve e motivojnë përmbajtjen e poezisë të ndërtuara bukur mes krahasimit dhe metaforës.
Ndjenja e hollë e zbukuruar në kohë me marrëdhënie kuptimore të gjuhës, që autori përdor në poezinë e tij!,si;
“u plaka me ty, me dallgët e tua.”
“U linda me ty o det.
kur lotët
ende treteshin
në thellësit e tua…
u rrita me ty,i mohuar
që në lindje,
me lulet e bajames
që çelnin në kopshtin tim…
u plaka me ty, me dallgët…
pa u tretur në ngjyrat e tua.
O det,
jeta ime
e qytetit tim“, vëllimi poezik-QIEJT GRI,[1]
Poeti e do qytetin e tij.
“ E dua këtë qytet“
Mos më pyet
pse e dua këtë qytet,
që ka dallgë
dhe e mbulojnë retë.
Mos/më pyet
pse u dashurova,
me këtë qytet,
ku puthjet e kaltërsive
I errësojnë retë.
Dhe përsëri
e dua këtë qytet.[2]
Në poezinë “QYTETIT TË DALLGËVE”[3] poeti jetonë me figurshmërinë frazeologjike të krijuara me metafora, me ligjërim të figurshëm me plot ngjyrime dhe fantazi…
Semantika e këtyre vargjeve janë në mënyrën dëshirore të lidhura me botën e detare si metafora.
O fllad pranvere,
në valëzimin e dashurisë,
vetëm një çast
më merr në
krahët e tu,
më përkund
në djepin e valëve dhe më zgjo
kur agimi
të çel pranverat
e harruara.Vëllimi poetik,”Rrugëve pa emër[4]
Autori me fantazinë e tij krijuese, në rrafshin e shprehjes dhe përmbajtjes të çonë shumë larg, në pre histori…
“UNË DHE VALËT”[5]
Kohët mbulojnë
trishtime feniksësh
dhe lotët mallin
që kam për ty…
Çudi
si deti smë ka harruar:
…Ishim fëmijë
kur u dashuruam,
unë valet,
ai shpirtin tim.[6]
Poeti Skelar jeton gjatë…
Aty dhe plaket, një ndjesi e thellë dhe vet jeta e poetit është e kushtëzuar nga pranija, nga frymëmarrja poetike për detin…
”U plaka me ty,
me dallgët e tua,
dhe ngela
I mohuar…
pa u tretur
në ngjyrat e tua.
O det, jeta ime
e qytetit tim!
vëllimi poetik“Qiejt Gri”,[7]
Vargjet e poetit Thodhori Baba për detin ku ai është lindur, rritur dhe jeton ende pranë tij janë binjake, si shumatore metaforash.
Djaloshi Skelar fotografonë një gjendje estetike të mirëorganizuar nga imagjinata e tij krijuese si poet i formuar me gjuhë konceptuale dhe vet poeti është personazhi i këtij vëllimi poetik!
Çudi
si deti s’më ka harruar:
…Ishim fëmijë
kur u dashuruam,
unë valët,
ai shpirtin tim.[8]
Comments