top of page

Poem dedikim për birin e Labërisë emërmadhe, profesor Eshref Hasan Ymeri


Tomorr Lelo „Mjeshtër i Madh.“

Poem dedikim për birin e Labërisë emërmadhe, profesor Eshref Hasan Ymeri. Në kuadër të 85 vjetorit të lindjes. Më 25 dhjetor.

 

 

Eshref Hasan Ymeri.

 

 

Nëpër 85-së vite

Shkallët e suksesit ngjiti

Ylberor me rreze drite

Shqiptarinë e gostiti.

 

 

 

          -1.-

Eshref Hasan Ymeri,

Doli si vetull ylberi.

Në ato porta qemeri,

Vatër trimash, sofër nderi.

          -2.-

Ler e rritur në Parika,

Aty ku nuk njihet frika.

Ku lëshon stërralli çika,

Rriten astritët me pika.

          -3.-

E mëkoi me qumësht gjiri,

Hanko Abedin Tahiri.

Vyrtytet gjerdan floriri,

Ja dha Hasan xhevairi.

          -4.-

E mbrujti hoda fisnike,

Zjarri i vatrës heroike.

Prëhri i gjyshes Venetike,

Mëna e fjalës antike.

          -5.-

Fajkoi i Pusit të Trake,

Dëgjonte burrat pasëdarke.

Me çibuqe me shajake,

Këngët për çetat kaçake.

          -6.-

Këndohej për kapedan,

Vanë Birbilenjtë vanë.

Lulua me Muk Barjam,

Gji për gji jetën e dhanë.

          -7.-

Ato këngë dritë e nur,

Për trimat që s'vdesin kurrë.

Zigur Lelua një trim burr,

U flijua për flamur.

          -8.-

Në Mesaplik prej fillimit,

Nisi rrugën e shkollimit.

ABC-ën e vjershërimit,

Me poemat e Naimit.

          -9.-

Djal model i sakrificës,

Mbaroi shkollën e Ramicës.

Stërnip i Hodo Nivicës,

i bardhë si lumi i Shushicës.

          -10.-

Me librat u dashurua,

Gjuhësisë ju përkushtua.

Për Rusisht u dipllomua,

Profesor u laurua.

          -11.-

Petagogu elitar,

Edukoi breza me radhë.

Posi pëllumba të bardhë,

Kaltërsive kanë çar.

          -12.-

Profesor i përkushtuar,

Shok i shokëve të shquar.

Me veprat që ka botuar,

Emërin e ka lartësuar.

          -13.-

Dijetari poliglot,

Rreze drite patriot.

Ar i situr Smokthinjot,

Rrënjë Mesape jetë e mot.

          -14.-

Shkëlqeu në auditore,

Bujk i shkencës gjuhësore.

Me gjurmimet thelbësore,

Pasuroi ato fjalore.

          -15.-

Me frymë nga stërgjyshia Kale,

Qëmton si bletë mbi petale.

Për Shqipërinë natyrale,

Kishën autoqefale.

          -16.-

Kishën që si diell doli,

Ku vet Zoti shqip na foli.

Atit tonë Fan Stiljan Noli,

Mos ti tjetërsohet roli.

          -17.-

Si Shqiponja në shkëmbënjë,

Syri i tij s'lajthit në shënjë.

Mbi shushunja, mbi gjërpënjë,

Mbi ferrat që hedhin rrënjë.

          -18.-

Fjalë e tij flakë e dyfekut,

Në gishtin e zemerekut.

Godet me forcë të ortekut,

Kundër Sllavit, kundër Grekut.

          -19.-

Gjuhë Bilbili soj asllani,

Me penën presë  jatagani.

Godet ç'do llojë sharlatani,

Shpirtshiturit te shejtani.

          -20.-

Godet me guxim të rrallë,

Si të vdekur dhe të gjallë.

Dhe korbat që vijn vërdallë,

Me vulën e zezë në ballë.

          -21.-

Në tranzicionin e brisht,

Shkrimet flasin shkencërisht.

Shqipja është gjuhë e fildisht,

E pranuar botërisht.

          -22.-

Nëpër botë kudo që shkoi,

Vëndëlindjen kurrë se harroi.

Me mall kujtimet botoi,

Emocjonet pasqyroi.

          -23.-

Faktet ka evidentuar,

Për Dardanin e çliruar.

E larë me gjak të kulluar,

Troje të pa gjunjëzuar.

          -24.-

Me profesoresh Havanë,

Borëbardha me gjak Dibran.

Mirësi ngado shpërndan,

Borzilok e Manxuranë.

          -25.-

Çerdhen familjare ngritën,

Lidhur fortë me traditën.

Në dallgë jete u kalitën,

Djal e çupë i selitën.

          -26.-

Si dy prindër kopetent,

Dhanë edukim ekselent.

Fëmijëve inteligjent,

Kejsit hënë, yllit Plarent.

          -27.-

Plarenti i talentuar,

Vyrtytet ka trashëguar.

Si pëllumb ka fluturuar

Në SHBA ka qëndruar.

          -28.-

Kejsiana ekonomiste,

Nisi rrugën si artiste.

Në botën kapitaliste,

Punon si profesioniste.

          -29.-

Lulet që mbjinë nga kjo farë,

Kanë gjak fisnik në damar.

Me vlagë nga ai ugar,

Blerojn dimër dhe behar.

          -30.-

Kocovarfajt e Smokthinës,

Si trëndafilat e stinës.

Të besës dhe të martinës,

Krenaria e krahinës.

          -31.-

Labëria e bekuar,

Shoqata e përkushtuar.

Labërisht e ka nderuar,

Personaltet i shquar.

          -32.-

Lis'i madh që s'pranon hije,

Rrënjë e degë Labërie.

Emblemë e rrallë Shqipëtarie,

Në kurorë krenarie.

          -33.-

Në Vlorë ku buron folklori,

Muza e këngës e mori.

Çipini vënçe e torri

Përshëndetje nga Tomorri.

71 views1 comment

1 Comment


Tomorr i dashur,

E ndiej veten shumë të mallëngjyer nga urimet tuaja me vargje zemre gjëmimtare me rastin e ditëlindjes sime. Po ju përcjell mirënjohjen time të thellë në vijim, duke Ju uruar gëzuar festat e fundvitit dhe shëndet e mbarësi në familjen tuaj dhe në të gjithë komunitetin Lelo.


Tomorr, Bir i Perëndisë,

Krenari e Labërisë,

Vargjet bukur i qëndis,

Sa dhe lulet i harlis.

Nip i Zigur Lelo nurit,

Model i fjalës së burrit,

Që ka vetë peshën e gurit

Kur vidhiset pas kondurit.


Eshref Ymeri

Kaliforni, 25 dhjetor 2023

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page