top of page

Po synon „Universitetin“ e Peshëngritjes cilësore në Shtërmen


Nard Toska po synon „Universitetin“ e Peshëngritjes cilësore në Shtërmen


Kam pasur fatin ta njoh nga afër. Pikërisht në Shtërmen. Ishte koha kur ai me mund e me djersë, me të gjithë inisiativën e vetë personale përpiqej të krijonte atë që sot habitet një botë e tërë. Është ndoshta pak për të thënë kaq pak fjalë për një emër që në plan të parë duket i thjeshtë, por që është një emër jashtëzakonisht i madh. Leonard Toska, është po ai njeri në fakt që e kam njohur vite më parë, është po ai njeri sportiv i integruar kur kam folur në ditët e Olimpiadës Britanike, në ato ditë që edhe duart fort e miqëisht i kemi shtrënguar. E kështu për Nardin, sikurse e kemi nderin ta thërrasim, gjithnjë ndjej respekt. Për të është folur mjaft. Për të mund të shkruhet gjatë, por këtë radhë do të ndalem në një fjalë të tij mjaft të lartë. E kjo fjalë është tek vetë thelbi i saj, kur e kuptoj aq thellë atë që ai ndjen, atë që ai ka synuar mes stërvitjes për sportin e bukur të peshëngritjes.

Leonard Toska shprehet: „Hera e parë që një kampionat i shtangës sjell 140 sportistë, por na duhet më shumë cilësi!“. Kështu Leonard Toska, trajner i shumë kampionëve kombëtarë në peshëngritje, që është nderuar në 15-vjetorin e ekipit Shtërmeni me titullin “Mjeshtër i Madh i Peshëngritjes Shqiptare” dhe me “Çertifikatë Mirënjohjeje” nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit, Ai që ka drejtuar skuadrën e Shtërmenit e cila ka dalë 7 herë kampione kombëtare, ndërkohë që ka fituar 32 medalje ndërkombëtare, dhe që prej disa vjetësh Toska punon me skuadrën e Shtërmenit, që ka stërvituar emra që kanë lënë gjurmë të paktën vitet e fundit në këtë sport, si Briken Çalja, vëllezërit Trasha, si dhe Taulant Çerepi e mjaft të tjerë natyrshëm meriton respekt më shuëm emë shumë se gjithkush në këtë thënie që natyrshëm duhet mirëkuptuar se kërkon më shumë punë, kërkon nga vetja, dhe bën veten që të duash më shumë. Se kur do cilësi, natyrshëm cilësinë e shikon me sytë e tu, e shikon me thelbin e punës, ëprkushtimit dhe respektit ndaj asaj që i përkushtohesh me gjithë shpirt. Dhe rezultati i cilësisë natyrshëm vjen një ditë.

E them këtë dhe u ndala tek kjo thënie se që në ditën e parë që e kam takuar Nardin në Shtërmen, përpara shkollës së këtij fshati, të cilën sapo kisha filluar ta drejtoj, në një kohë që asaj i ishin thyer xhamat, bangat dhe gardhi përreth ai më tha në bisedë e sipër thuajse një përafërsi fjalie, ku thelbi ishte që nëse do veten, nëse do punën qëndroi në krye e bëji shërbimin çdo detyre. Pra më saktë nëse dëshironi që të tjerët t'ju respektojnë, është më mirë të respektoni veten. Vetëm atëherë, vetëm nëpërmjet respektit për veten do t'i detyroni të tjerët t'ju respektojnë. Një reflektim i ngjashëm me "nëse nuk e do veten, nuk mund të duash të tjerët". Nardi e do veten, i do të tjerët, e do cilësinë dhe e do rezultatin e mirë. Ndryshe nuk do të bënte këtë Universitet të vërtetë në këtë sport të suksesshëm në Shtërmen.

79 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page