top of page

PO MJEDISI, I KUJT ESHTE?!


Agim Basha

Agim Basha

PO MJEDISI,I KUJT ESHTE?!

Koment...(Sot në ditën botërore të mjedisit)

Dëgjova presidenten e Kosovës dhe ministrin e mjedisit të qeverisë se Kosovës,që folën dhe premtuan për mbjelljen we 1 miljon pemëve....Dhe,në fakt Keta i besova(për shume arsye,por do Zoti,te jemi mirë dhe vitin tjeter mund të flasim me fakte,sot besoj premtimet e tyre ....)por mu kujtua edhe premtimi i ish kryeministrit Berisha ..(dikur i pambajtura,si shume premtime të tjera të tij)...Për mbjelljen e 20 miljonë drurëve arrorë dhe ullinj...Sa shume që u gezova atëhere...(mes të tjerash mu kujtua se sa gjë e bukur është të mbjellësh pemë,kam mbjellë me duart e mia,dhe ato sot Jane në prodhim...Lumturohem vërtet kur shikon gjel berim gjithandej...Po mirë as ministri shqiptar i mjedisit,as ndonjë përgjegjës..(se rrogetare ka patjetër...)as kryeministrin nuk dëgjova dhe as presidentin...ta thoshin një fjalë për mjedisin dhe klimën....A do kujdeset sadopak edhe qeveria për ketë çështje ?!Nuk ka thënë askush prej tyre,dhe asgje...Mirëpo,flasin shkencëtarët,qeveritë duhet patjetër ti mbështesin idetë dhe punën e tyre shkencore...

..Kur lexoj artikuj të tillë shkencorë nga profesionistë dhe shkencëtarë të apasionuar....si Profesori i nderuar Ahmet Osja,(qëllon shumë rrallë që,në shtypin shqiptar të shkruar të ndeshësh shkrime akademikësh të këtyre përmasave..)..mendoj se: Klasa politike por edhe vetë ne,qytetarët shqiptarë...nuk e kemi marre kurre seriozisht,jo se nuk e kemi vetëdijen,jo...E dime shum mire te gjithe,se :''Asnjëri prej nesh nuk është i paprekshëm prej sëmundjeve të rrezikshme që të marrin jetën,të cilat mund të vijnë në masë të madhe edhe nga ushqimet dhe sidomos,sidomos nga mjedisi,i cili po behet gjithnje e me i molepsur e infektuar...''.-(A nuk ishte dhe eshte Pandemia aktuale Covid 19-Sars cov2,qe ka gjunjezuar shoqerine njeezore kudo ne planet...nje pasoje e tille...?!!!?!!???..-Mendoj se moto sensibilizuese e të gjithëve në këte periudhe e ne vazhdim,duhet të jetë edhe Ushqimi dhe Mjedisi...Kam ndjekur me kujdes fjalën e shumë ministrave,politikanëve që kandidouan në zgjedhjet e aferta te muait prill por (u betohem..)në asnjë rast,dhe askujt nuk i ka shpëtuar goja e të thoshte dy fjalë për mjedisin,ushqimin,burimet natyrore,pyjet,habitatet,biosferën në përgjithësi..A thua se ato i takojnë një planeti tjetër...Mund të vesh re me lehtësi se shpesh shumë njerëz mbajnë dhe kujdesen për ndonjë kafshë shtëpiake ,qen më shpesh,mace(me pak),ndonje shpes si zogj,kanarina,papagaj..etj...Por nuk shikon,(unë të paktën nuk kam dëgjuar ..)të ketë një Shoqatë për Mbrojtjen dhe kujdesin e Kafshëve..Ndoshta e quajnë luks..Po kështu,nuk ka ndonje aksion uitjeje,vaditjeje....te bimeve,pemeve qe jane mbjelle me pune vullnetare...(apo nuk ka te tilla?!)Gjithashtu... nuk ka asnjëherë aksion për pyllëzimin...teksa shikon një vend që zhvishet përditë e më shumë..Ministria e mbrojtjes Sociale dhe ambientit,mjedisit...AKU,si organizmi më përgjegjës (ky i fundit per ushqimin)mesa duket po fle gjumë..Tani,eshte koha e rrezikshme se bien shum zjarre..(do Zoti,te mos kemi asnje te tille)...Ne greqi,zjarri i fundit,beri nje hata ne mjedis...Greqia,edhe pse ka nje force te madhe ne kete fushe si ne fuqi njerzore ashtu edhe ne mjete,mekanizma ligjore e logjistike...perseri,eshte nje vend qe vuan plage te medha ne kete fushe...Me dhjetra zjarre qe i shkaktojne nje dem kolosal,jo vetem mjedisit te saj,por me ndikim ne klimen globale...Nese greqia ka sidoqofte nje fuqi te konsiderueshme,ne mos te perballjes me zjarret dhe fatkeqesite e tjera natyrore,qe bejne deme kolosale ne mjedis,klime dhe atmosfere...Shqiperia nuk e ka nje gje te tille...Pyjet,mjedisi ne pergjithesi eshte i rrezikuar shumefish...Mbrojtja e rreptë e tyre nuk mjafton vetëm me masa administrative dhe përmes Kodit Penal...Por,e theksoj është një emergjencë edhe ndërgjegjësimi dhe reagimi me forcë i komuniteteve...Edhe pse mund të ketë shkuar shumë larg rreziku dhe ndoshta është shumë vonë për të riparuar gjithçka...Nëse sot brezat nuk mendojnë për shëndetin e gjeneratave që vijnë,nesër fëijët e tyre do të jenë ...Thjesht Hibridë..dhe Kllonime....Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe shëndoshja e opinionit shoqëror për të reaguar me forcë, vjen përmes më shumë informacioneve të tilla nga profesionistë dhe specialistë të fushës..sesa nga sfilatat e ndryshme që kushtojnë miljona dhe,mbeten pa indikacion në komunitete......Por,si kryeministri aktual z.Rama,ashtu edhe te tjeret pas tij,ministra e depudete...nuk u degjuan ta permendnin nje fjale per mjedisin...per mbrojtjen e pyjeve,bimesise,bidiversitetit....etj...Edhe Toka,nje dite do shteroje te percjelle lendet ushqyese ne bime,peme,drure e gjithcka tjeter qe jeten e ka mbeshtetur tek kjo...Samiti i fundit per klimen,zhvilluar ne Delfi,theksoi me force emergjencen e ruajtjes dhe mbrojtjes se mjedisit dhe klimes,flores dhe faunes...Ky samit,ishte zhvilluar shume kohe me pare se te mbaheshin zgjedhjet ne Shqiperi...E megjithse ishin detyra te fresketa ato qe dolen prej ketij samiti...edhe per qeverite shqiptare...Ato nuk u permenden as ne nje fjale a shprehje te ndonje politikani(te gjith klases politike shqiptare...)...Perse valle..?!-Mos valle e quajne luks,kete detyrim kushtetues keta njerez...?!Ku do ti lene femijet e tyre,brezat...(sado para e pasuri te madhe tu lene...),nese vazhdojne me kete indiferentizem dhe naivitet...,(edhe ata do ta pesojne...)...Fatkeqesi e madhe vertet...!!!

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page