Ndërsa pushimet në Atdhe kanë mijëra e mijëra arsye, telefoni “celular”, të cilin tashmë e kemi “smart-phone” (smartfon), nuk na ndahet. Nuk na ndahet me “të thirrurat”. Nuk na ndahet me të folurat. Dhe ne në pamundësi të flasim zgjedhim mesazhin, tekstin e shkurtër, ose WhatsApp-in, ndërsa jemi në kafebne, vizitë miqësore, në plazh, në pishinë, apo dhe … me shëtitje a „gjerbje xhepi“ gjetkë në Atdhe. Nuk është se përtojmë të flasim, por jemi me ditë të numëruara. Dhe ditët aritmetikisht si të tilla, na “humbin” për pak kohë “artin e bisedës”. Me smartfonët në xhepa jemi më shumë të dashuruar me tekstin, mesazhin dhe ËhatsApp-in. Komunikojmë më shkurt me njëri-tjetrin, në vend që të përdorim teknikën e fjalëve të folura të shkollës së vjetër dhe të etshme për të përmbushur minutat falas në celularët me kontratë mujore. Tashmë minutat falas shkojnë kot dhe tekst-mesazhet e quajtura të tilla kanë arsye të mbushin detyrën e tyre, me të cilën më pas merret Gjuha Shqipe, të cilës i jemi mijëra herë mëkatarë, apo dhe kërkuesit e tjerë të fushave përkatëse. Kështu vërtet po e humbim “artin e bisedës”?!
Lexojmë në tableta të shtrenjta elektronike, përdorim më shumë mjete të tilla, se sa libra dhe arsye që na lidhin me të folurën, fjalën e bukur shqipe. Kemi hyrë në ushtrinë e madhe të të rrinjve që thuhet se “po e humbin artin e bisedës.” Ky në fakt që është brezi më i shkolluar dhe i përfshirë me tekst në historinë e kohëve me smartfona dhe tableta elektronikë duket se po krijon një mbushje të ngadaltë të asaj që ka munguar dhe që na kishte bërë llafollogë. Ky brez dhe ne në krahë të tij, po kuptojmë dalëngadalë se parësia e tekstit mbi fjalën është një hap i madh përpara, si në aspektin social ashtu edhe në njohuri. Pra nëse kemi proverbin tonë të bukur “fjalët i merr era dhe teksti, apo shkrimi mbesin” kemi një ndalesë të fortë, të ndjeshme, që duhet të riparohet nga mangësitë e tjera: shkurtesat e fjalëve, zhargonet rinore, deformimet e fjalëve, fjalët e huaja të shumta e qindra e qindra të tjera. Atëherë kush dëshiron të flasë në telefon gjithësesi? A thua fjalët e ardhura nga anglishtja “çat” dhe “çatim” nuk shkaktojnë dhimbjen e kokës dhe na lënë ne si prindër të përgjumur, përtej merakut të një zhurme në telefonin e djalit apo të vajzës, në kufijtë e dhimbjes së shqisave? Kur u shpikën fillimisht telefonat, shumë bashkëkohës, u tha atëherë, sidomos gjyshet dhe gjyshërit, se ishin zemëruar me idenë se do të lejonin që çdo nipër-mbajtës i këtyre veglave të panjohura për ta, të sillte qoftë një zile që të shqetësonte paqen e shtëpisë së vet, të qetë historikisht nga zhurmëza të tilla.
Të moshuarit atëherë kishin të drejtë. Dhe koha bënte të vetën. Të pakuptueshëm e flakëm dhe ngadalë me çdo teknologji të re anuam nga fjala e shkruar. Shkuam më tutje. Vetëm se i mbetëm gjithnjë “borxhlinj” kultivimit të kulturës, kultivimit dhe trashëgimit të traditës sonë të vyer. Dhe në pothuajse çdo rast, në çdo ecje përpara, ka ndodhur e kundërta. Përdorëm në masë videokasetat dhe zumë qoshet tona me dasma, festime të ndryshme, madje dhe me ditëzie. Dhe televizionet e para të ardhura si model i ri në Shqipëri u bënë konsumatorë të atyre videokasetave. Dukej se ishim bërë më të mençur. Sa ndryshe kishim qenë më parë?!
Por televizioni dukej se po i bënte fëmijët të humbnin zakonin e angazhimit me fjalën e shkruar. Kjo ndoshta e bëri një efekt. I bëri dhe njerëzit të shkruajnë më pak letra kur telefoni erdhi dhe na lidhi ndryshe së bashku. Na lidhi interneti. Dhe u rikthye shkrimi… 20 për qind e internetit tek ne anon nga teksti. Dhe kështu koha e mesazheve me njëri-tjetrin me një ndjesi të padiktuar na solli rikthimin e syve në fjalën e shkruar. Ne si çdo brez në histori kemi disa arsye. Fëmijët tanë nuk rriten më “tekst-pak”. Kanë në mjaft gjuhë tekst-mesazhet e tyre. Detyra jonë më e madhe është t’i delegojmë në Gjuhën e bukur Shqipe.
Gjuha e folur vjen natyrshëm. Me të krijojmë artin e bisedës. Por me tekstin bëjmë më të madhen, artin e të pavdekshmes. Pra edhe pse duket se padashje në ditët tona të numëruara i jemi rikthyer mesazheve të shkruara, kemi bërë një hap të duhur tek shkrimi. Shkrimi i Gjuhës Shqipe është detyra jonë kudo!
Timo Merkuri
Është për të ardhur keq kur shikon të rinj në lule të moshës që më vend që të bashkbisedojnë komunikojnë me të largët me telefon, mesazhe etj. Sigurisht që ata s'do mësojnë dot të bashkbisedojnë. Do jenë mangut në qytetari. Faleminderit Fatmir Terziu Shkrim më se aktual.
Ildije Xhemali
Uroj që të lexohet nga shumë veta
Teuta Beqari Osmani
Një temë shumë e zgjëruar kjo, dhe duke e parë në aspektin shoqerorë dhe të asaj dialektore. Por, problemi më i madh është se ka shumë emigracion Shqipëria, dhe ne që ktehemi për pushime, na duket Shqipja e shthurrur kur dëgjojmë lajmet televizive shqiptare nga disa që, o Zot, kush i zgjedh Ata/ Ato të jenë zëdhënës? Nnejse kjo është një anë , e ndërsa të shumtit e shqiptarëve që janë bërë mbi 30 vjet të ikur, që kanë bërë familje me fëmijë , dhe që nuk flasin shqipen! E kjo është më se dërrmuese , akoma , e megjithëse në çdo vënd të botës janë shoqata , shkolla për edukimin e fëmijëve emigrant për gjuhën e vëndit përkatës…
Lela Dardha Kokona
Komunikimi eshte ndertuesi i shoqerise i cili sa vjen e po varferohet . Urime e pergezime per kete shkrim perfekt Prof. Fatmir Terziu !