top of page

Pluhuri i së Hënës


Dea

Nga Fatmir Terziu

Mos mendoni se është amorfe, ose objekt,

i mbushur me mall, mos e përfol, ngije,

këtë botë të rallë.

Ugolini u deh me të atë natë

Ahmet Zogu e dërgoi si dhuratë,

i rënë në eliksirin e saj[1].

Ata që u dehën nga kjo bukuri

pse, nuk e pyetën Perëndinë

që kalonte natën e dashurisë

me Apollo dhe Dafinë?

Mbushur me art, nur nën vetull

kjo statujë me e pa tempull.

Sekonda troket për t’u dëgjuar

Ejani, thanë ata, le ta bëjmë bashkë,

Aq sa mund të bëjmë, thashë.

Aq sa mund të bëni, thanë.

Dëgjoni, thanë ata, këtë këngë,

Aq sa na pëlqen, thashë,

Aq sa ju pëlqen, thanë.

Ikni, thanë ata, nga kjo anë,

Aq sa mund të ikim, thashë,

Aq sa mund të ikni, thanë.

Hani, thanë ata, ua kemi shtruar,

Aq sa mund të hamë, thashë,

Aq sa mund të hani, thanë.

Ngrehuni, thanë ata, me sytë tek ora,

Do ngrihemi, thashë,

Ngrihuni, thanë.

Hapeni, thanë ata, me duart tek dera,

Nuk hapet, thashë,

Është e hapur, thanë.

Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar

Gjumi i fshin yë gjitha duke i harruar

Sekonda troket për t’u dëgjuar.

Thanë… thashë… thanë … thashë…

Mbetëm si kafshë…

Zgjohu … thanë

Zgjohuni … thashë.

Pluhuri i së Hënës


Po kthehet vargu në suitën e tij, i ftohtë, i lodhur.

E fraqtë, e ngurtë në një kore, rrethi,

bota ka ngec, ka ndez zjarr.

Ngroh poezia deri në damar

përshtypjen

në linearitetin e modeluar të baladës.

Me një prekje të pjerrët,

rrethi qendror e bën shtrirjen më të dendur

duke kërkuar

Fjalën

një formë e kërcit të kanonizuar

jashtë natyrës,

paralizë hibride, natyra plotëson lidhjen mishore

të një sfide.

Tani piqet pjeshka pa bërthamë.

lobet kulte të ngritura nga mëkati,

mollaqe gati.

Po kthehet vargu në suitën e tij, i lodhur, i ftohtë,

pa dimër,

paralizohet nga dyshemeja e shtrirë diagonalisht,

me libër.

[1] U zbulua në vitin 1928, gjatë gërmimeve Arkeologjike të misionit Italian në Butrint drejtuar nga konti Luigi Ugolini. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zogu si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria Italiane në vitin 1981. Ky është versioni i statujës, që sipas gjitha gjasave, paraqet Perëndinë Apollo, në formën e tij androgjene, e cila zakonisht lidhej me Apolon si muzikant, apo udhëheqës i Muzave, dhe njihej si Apollo i Antiumit, apo Apollo i Cyrenes. Trupi i statujës duhet të ketë qenë mashkullor, duke paraqitur Apolon të mbështjellur në tunikë, duke u mbështetur në një lyrë, apo trung të vogël druri. Ndërsa, siç duket, koka ka tipare femërore, me flokët e lidhura në dy ndarje mbi kokë, ngjashmëri me statujat e Afërditës, me lëvizjen e kokës në njërën anë, dhe veti të buta si sytë dhe buzët. Nga madhësia e statujës, mund të sugjerohet se ka qenë statujë tempullore, pra Butrinti duhet të ketë pasur një tempull të dedikuar Apollos dhe Dafinës. Gjendet e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar.


51 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page