top of page

Pjesa e II-të: Tërmetet bashkojnë njerëzit dhe flakin tej nacionalizmat e sëmura në Ballkan


Historia e tërmeteve tek shqiptarët në arkivat perëndimore

Historia e tërmeteve tek shqiptarët në arkivat perëndimore

(Pjesa e II-të: Tërmetet bashkojnë njerëzit dhe flakin tej nacionalizmat e sëmura në Ballkan)


Dr Fatmir Terziu


Gazeta “The Maitland Mercury and Hunter River General Advertiser” (e mërkurë 24 mars 1852) shkruan: “Tërmetet. - Gazetat Dalmatiane po përmblidhen me tregime të tërmeteve përgjatë brigjeve shqiptare dhe dalmatike. Një tronditje e dhunshme ndodhi në Stagno Piccolo në datën 19-të të muajit, e shoqëruar me shpërthime nëntokësore; një tjetër shpërthim pasoi disa kohë në të njëjtën ditë, dhe këto fenomene u ripërtëritën në të datën 20-të me një intensitet akoma më të madh, për fat të mirë asnjë fatkeqësi e një natyre seriale nuk ndodhi të mos vajtohet atje. Detaje të mëtejshme të tërmetit të frikshëm në Vlorë kanë arritur në Osservatore Dalmato. Është paraprirë nga shpërthime të dhunshme, të cilave patën një seri goditjesh intermitente, të cilat zgjatën në agregat rreth një çerek ore. Ujërat e lumit Vjosa, gjashtë milje nga Vlora, ​​u ngritën dy metra mbi nivelin e zakonshëm dhe shumë shtëpi ranë në ujë në të gjithë qytetin. Qyteti i Beratit, rreth tridhjetë milje larg Vlorës, është një grumbull gërmadhash; kalaja është shkatërruar gjithashtu. Disa fshatra janë zhdukur thuajse nën gërmadha, duke lënë të paktën një enigmë të ekzistencës së tyre të mëparshme. Tronditjet, megjithëse më të dobëta, vazhdojnë të ndjehen deri në datën e fundit, duke qenë ulta e 26-tës së këtij muaji”.


Detaje të mëtejshme të tërmetit të frikshëm në Vlorë kanë arritur në Osservatore Dalmato

Gazeta “The Mercury” (E hënë 13 dhjetor 1920) shkruan: “Vlorë, 11 Dhjetor. Një tërmet ka shkatërruar Tepelenën, një qytet malor shqiptar në brendësi të Gjirit të Vlorës, dhe 200 prej banorëve të vrarë”.

Gazeta “The Tribune” (E martë 2 prill 1935) shkruan: “raportet nga Beogradi theksojnë se një tërmet që preku Jugosllavinë ka pasur një epiqendër territorin shqiptar thuajse 10 kilometra në jug të liqenit të Ohrid”.


Autoritetet atdhetare fqinje shqiptare janë duke nxituar në Larisa me ushqim dhe veshje të mbledhura për trupa, në frontin shqiptar

Gazeta “The Daily Telegraph” (E hënë 3 mars 1941) shkruan: “Athinë, e Dielë (A.A.P.).

Nëntëmbëdhjetë mijë Grekë janë të pastrehë në Larisa (Thesali) si rezultat i një tërmeti që ra ditën e djeshme në Greqi. Thuajse çdo shtëpi në qytet thuhet se është e pabanueshme. Shumica e shtëpive u rrëzuan ose u dëmtuan aq shumë sa askush nuk lejohej të hynte brenda tyre. Autoritetet atdhetare fqinje shqiptare janë duke nxituar në Larisa me ushqim dhe veshje të mbledhura për trupa, në frontin shqiptar. Mijëra tenda ushtarake janë dërguar nga Athina për të dhënë strehim të përkohshëm. Zyrtarët mjekësorë janë duke shkuar nga Athina, Selaniku dhe qendrat e tjera të mëdha për të mbikëqyrur aranzhimet shëndetësore. Zyra e Postës u shkatërrua dhe u ndërpre komunikimi telefonik dhe telegrafik. Tronditja e parë e madhe ndodhi në orën 5.55 në mëngjes. Banorët, të prekur nga paniku, nxituan në rrugë”.

Duhet theksuar se në të gjitha rastet kur tërmetet kanë qenë shkatërrues dhe njerëzit kanë qenë ata që e kanë vuajtur më shumë, dhimbja i ka bërë të jenë gjithnjë pranë njëri-tjetrit. Tërmetet bashkojnë njerëzit dhe flakin tej nacionalizmat e sëmura në Ballkan, mund të thuhet me plotë gojën duke parë shkrimet dhe arkivat. Të gjithë janë bërë bashkë dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin.


38 views1 comment

1 Comment


Timo Merkuri


Me se e vertete. E shohim dhe sot dhe na bgroh shpirtin ky fakt.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page