top of page

Piro Ahmetaj: Sot, zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës


Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Trump2, urime, shpresa dhe mirënjohje kombëtare!

Sot, datë 20 Janar 2025, në hollin e Capitol Hill, Washington, do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z Donald Trump , i cili kundër pothuaj të gjithëve (Deep state, fake-news dhe exit polleve fake),  i fitoi të gjitha (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullor)), duke u ri-kthyer triumfalisht për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në pamundësi të pjesëmarrjes fizikisht (përgjigjur ftesës Senatorit Republikan Roger Wicker, Chairman of ASC), në statusin e Senior Ekpertit të Sigurisë, që në dy fushatat (16/2024) ka konfirmuar publikisht besimin dhe mbështetjen në  projektin e Tij për: “Amerikën përsëri të madhe (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurueshme dhe të pamposhtur, nëpërmjet gazetës Panorama i shpreh urimet më të përzemërta  dhe i uroj suksese në 4 vitet në vijim, Presidentit Trump.

Po ashtu, i uroj përzemërisht suksese si dhe mbetem besimplotë se Trump-2 do ta shpëtojë/shërojë ShBA nga “Deep State; demokracia fasadë, korrupsioni i politikaneve të lartë; ushtria e burokratëve me kullaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve” që kanë pushtuar jo vëtem shtetin Amerikan, por edhe Kombin tonë të ndarë në dy shtete sovrane (Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës).  

Nga ana tjetër, mbetem shpresëplotë, seTrump2 do të shërbejë edhe për Paqe dhe botë, europë, rajone, etj më të sigurt. E thënë më qartë, pa fuqinë e pakonkurueshme të SHBA, nuk ka as NATO, as Paqe as Stabilitet dhe as besim te rendi dhe mekanizmat e sigurisë gloale.  Prandaj, pa hyrë në detaje që nuk janë subjekt i ketij shkrim-urimi, mbetem shprëseplotë se Trump-2 duke përdor forcën e Leadership-it të Tij, të integruar me fuqinë e pakonkurueshme ushtarake, diplomatike dhe ekonomike të ShBA, do të triumfojë në Ukrainë, Lindjen e Mesme, etj, duke i gjunjëzuar, Rusinë-Putiniste, Kinën, Iranin, Kim-Jongun, veçmas apo edhe në Aleanca të mundshme. 

Por, pse jam besimplotë se Presidenca Trump-2 do të jetë mbështetje e fortë për interesat (mbarë) Kombëtare, të cilat fatmirësisht i gjej të konvergojnë edhe me interesat gjeopolitike të ShBA në Ballkan:    

Së pari, në statusin e Ekpertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe marrëdhënieve me ShBA/NATO dhe si i privilegjuar/ftuar të ndaj: “vleresime strategjike për rreziqet e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor” në forumet/Institutet dhe kokegët e Senatit të USA në fundvitin e 2024, etj, ripërsëris mirënjohjen kombëtare për Presidencën Trump-1, konkretisht për Marrëvëshjen e Paqes, nënshkruar nën përkujdesjen/imponimin e Tij në Dhomën Ovale, (shtator 2020)” nga Kryetarët e Weveribe të  dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), si dhe “qershinë mbi tortē”, njohjen nga Izraeli të Kosovës.  

Së dyti, mbetem sigurisht shpresëplotë se, Trump-2  do të “ri-investohet personalisht”, për të përmbyllur Projektin e Tij/Marrëvëshjen e Paqes (2020), të përmirësuar përkundër: “oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Rusisë-Putiniste në Rajon; riciklimit te frikshëm të garës së armatimeve dhe axhendes bolshevike e përjetësisë së pushtetit të Dodik-ëve të korruptuar ne Rajon”, pra për imponimin e zbatimit të një: “paketë me investime  gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë dhe lidhje me koridorin 8; port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut (RSh), si dhe njohje të reja për Kosovës”. 

Së treti, ndërkohë që janë tërhequr “me zvarritje” nga deliret e (mbi) Pushtetit se: Trump-1, përbënte kërcënim për ShBA dhe marrëdhëniet me RSh”, edhe gjatë Trump-2 do të (keq) zhgënjehen sovranistët e Prishtinës edhe pashallarët e Tiranës zyrtare, pasi edhe Presidenca-2 ka për të provuar se prioritet i Presidentit Trump nuk janë emrat e pushtetarëve të radhës as partitë politike (u thënçin), por: “vetëm konvergjenca e interesave gjeopolitike Amerikane me ato Kombetarë/RSh në rajon, Adriatik dhe mesdhe”.

Së fundmi, mësimi i përbotshëm nga fitoria historike e Trump-2, është se krizat e nuk zgjidhen vetë, as vetem me fjalime cinike, as me peshqeshe “alla-Sulltanatë”, por as se “do na vijë vetë Domald Trump të shpëtojë Shqipërinë” e (keq) gjunjëzuar nga demokracia fasadë, shteti i kapur nga korrupsioni në çdo qelizë si dhe fuqia elektorale/kriminale e mbipushtetit”. 

Parë kështu, j’u i bej thirrje vllazërore bashkë-qytetarëve (sigurisht edhe emigrantëve), që në zgjedhjet 11 Majit 2025 t’i përbashkohemi misionit historik të 1990 “për Shqipërinë demokratike si gjithë Europa”, duke j’u rikthyer shqiptarëve besimin te vlerat e të djathtës: “Familja, Atdheu, Tregu, Interesat  Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit tonë të bekuar”

Zoti e bekoftë Presidencën Trump-2, interesat kombëtare dhe partneritetin strategjik me ShBA-të si dhe aspiratën e Shqiptarëve, për ti bërë RSh dhe Kosovën si USA dhe gjithë Europa demokratike.  

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Expert për SK, Rajonin dhe USA/NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page