Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
“Fitore spektakolare e Izrael-USA ndaj sulmit të Iranit”
Siç është botërisht e njohur, mbrëmjen e së premtes datë 13 duke u gdhirë e shtunë 14 Prill 2024, një sulm/shi me 300 raketa dhe dronë vrasës goditën britalisht hapësirën ajrore (teritoriale) të Izraelit. Nga ky sulm ushtarak i paralajmëruar i Shtetit Islamik të Iranit u testuan dhe sprovuan aftësitë luftarake të mbrojtjes ajrore të Izraelit, si dhe besimi te fuqia e pamposhtur e flotës ajrore të USA dhe UK.
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, kam ndjekur me vëmendje të shtuar ndërsa në vijim po paraqes një përmbledhje me mësimet e nxjerra, impaktet si dhe rekomandime gjeopolitike rreth këtij sulmi ushtarak:
I. Pesë mësimet/mesazhet gjeopolitike nga humbja e Iranit dhe fitorja spektakolare e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit si dhe fuqia flotës Ajrore të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE):
Mësimi nr.1: mbas sulmit barbar, u konfirmua se 99 % e raketave dhe dronëve vrasës të Iranit u asgjësuan nga Forcat Ajrore të Izraelit si edhe nga flota ajrore/avionët e gjeneratës së fundit të SHBA, UK, etj.
Përtej show-t mediatik mbi pjesën spektakolare të përballjes së sukseshme të Izraelit të mbështetura nga USA/UK, profesionalisht jam ende i suprizuar, pasi shifra 99 % e raketave dhe dronëve vrasës të asgjesuara në ajër, kapërcen të gjitha historitë, skenarët, pritshmëritë dhe doktrinat e luftës.
E gjej suprizuese këtë shifër (99 %) dhe profesionalisht besoj se ishte: “një kurth i mirë-planifikuar dhe mirë-koordinuar i shërbimeve të Inteligjencës së USA, Izraelit, UK, NATO, ndaj qeverisë (mëndjendryshkur) të Teheranit”, me qëllim: “për t’i demostruar 32 vendeve të NATO-s, Izraelit dhe mbarë botës, fuqinë ushtarake të pakonkurueshme, të pamposhtur dhe shkatërrimtare të Aleancës Transatlantike”.
Mësimi nr.2: Sulmi ushtarak i Iranit ndaj sovranitetit të Izraelit u dënua nga USA, NATO, UK, etj duke e konsideruar si kërcënim jo vetëm për paqen e rajonit. Kjo mbështetje demostron solildaritetin me Izraelin si dhe kohezionin mes vendeve dhe vlerave demokratike dhe botës së qytetëruar. Duhet theksuar po ashtu se edhe OKB, dhe BE kërkuan sanksione shtesë për ta izoluar Iranin nga projektet bërthamore. Ndërsa prezenca ushtarake e ShBA, UK, etj në rajon konfirmon mbështetjen pa kompromis të Izraelit edhe për shkak të një lobi të fortë Izraelit në vendimmarrjet e Washingtonit dhe Londrës.
Marrëdhëniet ShBA-Izrael meritojnë edhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 195 shteteve të OKB (përfshi Kosovën) e kanë vetëshpallur ShBA aleat strategjik, ndërsa Izraeli dhe Islanda mbeten ndër të vetmet shtete të konfirmuara nga Washington-i si Aleat Strategjik”. Shifrat flasin më fort se fjalët, dhe si shëmbull të kësaj “Aleance Strategjike” përmendim se paketa e ndihmës ushtarake të USA ndaj Izraelit që prej 1948 - 2024 kap shifrën rekord me 130 miliard dollarë.
Nga ana tjetër, nga ky sulm barbar u indetifikuan edhe lista e vendeve që mbështetën Qeverinë Islamike të Iranit, si Rusia-Putiniste, Korea e Veriut, organizatat terroriste Houthi, Hezbollahu, Hamas, apo Dodikët mëndjendryshkur dhe të korruptuar në Ballkanin perëndimor, etj. Prandaj ky mësim (nr.2), mbart edhe një mesazh mbi domosdoshmërinë kritike, për të bashkëpunuar në rrafshin rajonal dhe global në luftën me të keqen e përbashkët, që mbeten shtetet apo organizatat terroriste të sipërpërmendura.
Mèsimi nr.3: ky sulm neo-nazist i Qeverisë Islamike të Iranit (300 raketa kundër një vendi sovran/Izraelit) edhe nëse nuk është planizuar “drejtpërdrejtë nga Kremlini”, është e sigurt, që i shërben përpjekjeve të dëshpëruara të Rusisë - Putiniste, për të hapur një front të ri lufte krahas asaj në Ukrainë. Por dështoi me turp, ashtu si edhe në përpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanin; apo për ta frymëzuar Beograd-in deri në aventurën e “ri-pushtimit ushtarak të Republikës së Kosovës, edhe pse prej Marrëveshjes së Kumanovës (1999) ajo mbetet ende nën përgjegjësinë e trupave të KFOR-it“!
Prandaj fitorja spektakolare e Izraelit dhe USA/UK duke asgjësuar 99 % të raketave vrasëse të Iranit, i dha nje mësim të madh posacërisht edhe Putinit, që: “nëse do të guxonte të kërcënonte dhe sulmonte qoftë edhe 1 metër të cilido nga 32 vendet anëtare do të përballej, do të mposhtej dhe do të poshtërohej nga fuqia shkatërruese e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)”.
Ky mesazh spektakolar force qëndron njësoj edhe për Ish-Ministrin e prapagandës së Millosheviçit dhe ushtarin-kamikaz të Kremlinit (z. Vučič), që; “Serbia të mos armatoset duke harxhuar kot së koti mbi 1.3 miliad në vit nga mundi popullit serb. Kjo pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë por ajo s'ka fuqi, pra as këllqe për t’u përballur me vendosmërinë strategjike për të rritur aftësitë mbrojtëse të Kosovës (p.sh pajisjen e FSK nga USA me 246 raketave Javelin); si dhe as me fuqinë e pamposhtur ushtarake të Aleancës Euroatlantike”.
Mësimi nr.4, përtej mendjeve të deformuara në Teheran, Kremlin, Korenë e Veriut, (përfshi në Ballkan) duke u përpjekur t’i japin dimension fetar apo “legjitimuar” sulmin barbar të Iranit ndaj Izraelit, kurrësesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë Islame. Në fakt frymëzuesit e Teheranit zyrtar dhe jo vetëm, e keqpërdorin fenë për axhendën politike , ndërsa është e mirënjohur se feja Islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkëjetesë paqësore, etj.
Pikërisht për këtë arsye, mbas sulmit të dështuar me 300 raketa të Iranit mbi Izraelin, SHBA, UK, NATO dhe BE, i kanë adresuar mesaxhe të qarta Jeruzalemit Zyrtar që: “të vetëpërmbahet në ushtrimin e drejtës recirpoke të shpagimit”. Kjo mbetet një “këshillë e mënçur dhe çarmatosëse për prapagandistët e Teheranit dhe jo vetëm”, që i cilësojnë sulmet e Izraelit si: “fashiste ndaj popullsisë civile”! Pikërisht për këtë, z. Netanyahu ka konfirmuar se “do të vijojnë sulme ajrore, gjithësesi të kufuzuara si dhe të preçizuara vetëm ndaj infrastrukrurave kritike/ushtarake të Iranit”! Ndërsa qëndra e gravitetit të sulmeve të Izraelit, do të vijojë ndaj terroristëve të pa fe (Hamasit, etj) që në Tetor 2023, masakruan qindara qytetarë të pafajshëm, therën si monstra femijë, morën si barbare robër pleq/gjyshër, gra, dhe vajza, etj akte çnjerëzore !
Mësimi nr.5, për të tejkalur keqkuptimet cinike, më duhet ta përsëris se përtej rrethanave specifike që i janë imponuar Izraelit për mbijetesë, “ushtrimi i të drejtës së hakmarrjes propocionale ndaj shteteve apo organizatave terroriste”, imponohet edhe si një sfidë e përbotshme, pasi: “nëse terroristët e Hamasit, apo Shteti Islamik i Iranit, do të gjunjëzonin (në mos shfarosnin) Izraelin, nuk do krijonte kjo një preçedent fatal për sistemin e sigurisë dhe vlerat e qytetërimit në nbarë botën ?!
Kështu, për këdo egocentrik mendjendryshkur por të mirëpaguar, pyetja mbetet: “nëse Izraeli dorëzohet, dhe në një akt të ngjashëm kështu do gjunjëzohej edhe Washingtoni, Londra, Berlini, Parisi dhe çdo vend tjetër demokratik ndaj shteteve ose organizatave terroriste, çfarë pasojash do të kishte kjo mbi shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesën paqësore” ?!
Situata në terren dhe historia e pas-luftrave na mësojne se rrugëtimi drejt paqes kërkon vizion, përkushtim dhe kompromise të mëdha. Siç dihet, konflikti izraelito-Iranian është vetëm pjesë e një çështje shume komplekse, të shtrirë në dekada dhe që përfshin një mori faktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetin kombëtar, interesa gjeopilitike, ekonomike, etj.
Ndërsa, për të mbjellë klimën e bashkëjetesës paqesore do duhet të prevalojnë mekanizmat e diplomacisë dhe një akt falje mes Izraelit dhe vendeve të rajonit mbi një marrëveshje me një paketë gjithëpërfshirëse masash për mirëbesimin reciprok, de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake, bashkëpunimi ekonomik, etj, ku aktorët ndërkombëtarë, ShBA, OKB, NATO, BE të mbajnë peshë thelbësore.
II. Historia e konflikteve si dhe përpjekjeve për paqe në rajon:
Konfliktet dhe përpjekjet për paqe në Rajon kanë një histori të gjatë dhe i ka rrënjët në “Palestinën historike”, që përfshin Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Edhe pse perceptohen brënda “dimensionit fetar”, konfliktet përfshijne çështje të territorit, identitetet dhe interesave kombëtare. Me këtë rast, sjellim në vëmendje listën dhe impaktet e luftrave nga fundi i shekullit të 19 fillimin e shekullit 20-të:
Në fund të shekullit të 19-të, komunitetet hebraike anembanë Europës u përballën me persekutim, ndërkohe që “Sionizmi” i udhëhequr nga Theodor Herzl, u shfaq si projekt për krijimim e një atdheu hebre në Palestinë. Pas Luftës së I-rë Botërore, OKB-ja propozoi një plan paqje me ndarjen e Palestinës në dy shtete, hebreje dhe arabe, me Jerusalemin si qytet ndërkombëtar. Ndërsa udhëheqësit hebrenj e pranuan këtë plan, arabët e refuzuan kategorikisht. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit, ndërsa shtetet arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Sirinë dhe Irakun, e kundërshtuan dhe u përfshin në Luftën e I-rë Arabo-Izraelite.
Në vitin 1956, Izraeli, së bashku me UK e pushtuan Egjiptin gjatë krizës së Suezit por presioni ndërkombëtar dhe rrethanat e luftës së ftohtë, i detyroi të tërhiqeshin. Lufta 6 ditore (1967) midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, përfshi Egjiptin, Jordaninë dhe Sirinë, rezultoi me pushtimin nga Izraeli të Gadishullit Sinai, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
(1973): Egjipti dhe Siria filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit gjatë festës hebreje të Yom Kipur. Izraeli jo vetëm e zmbrapsi sulmin, por mori edhe më shumë territore. Marrëveshjet e Camp David (1978): të ndërmjetësuara nga SHBA, i normalizuan marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit, i cili u bë vendi i parë arab që njohu Izraelin.
(1987) Protestat dhe kryengritjet palestineze kundër pushtimit izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës shënuan Intifadën e Parë. (1993): Negociatat sekrete të Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez dhe siguruan një kornizë për vetëqeverisjen në pjesë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. Përpjekje të tjera, si Samiti i Camp David (2000), Samiti i Tabës (2001) dhe Konferencën e Annapolis (2007), nuk kanë prodhuar zgjidhje të qëndrueshme në rajon. Marrëveshjet e Abrahamit (2020): Izraeli normalizoi marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe duke thyer qëndrimin tradicional arab për mosnjohjen e Izraelit pa një zgjidhje për çështjen palestineze.
Gjithësesi, mesazhi përbashkët i pas-konfliketeve të sipërpërmendura mbetet: “Izraeli me mbështetjen e aleatëve Euratlantik, jo vetëm ka triumfuar në të gjitha rastet por edhe ka zgjeruar territorin dhe pozitat strategjike, bashkë me të ka rritur edhe peshën gjeopolitike në Rajon”.
III. Peshime krahasuese mes fuqisë ushtarake së Izraelit dhe Iranit si dhe reciprokisht vendet/aleatët:
“Irani me 90 milion banorë, 575 mijë ushtarë aktivë dhe 350 mijë rezervë kundrejt Izraelit me rreth 8 milion banorë 173 mijë ushtarë aktiv dhe 500 mije rezervë. Buxheti i mbrojtjes së Izraelit është 24.3 miliardë dollarë, ndërsa buxheti i mbrojtjes i Iranit është 9.9 miliardë dollarë. Izraeli ka 612 avionë të gjeneratës së fundit (përfshi F-35) ndërsa Irani ka 551 avionë luftimi. Izraeli ka 67 anije luftarake moderne, ndërsa Irani ka një flotë prej mbi 100 luftanijesh; Irani ka 4071 tanke, pra dyfishin e Izraelit me 2200 tanke moderne. Izraeli ka 43 mijë automjete të blinduara, ndërsa Irani 65 mijë automjete të blinduara”.
Aleati Strategjik i Izraelit, është USA (në rastin e fundit Shtëpia e Bardhë konfirmoi se mbështetja e SHBA për Izraelin mbetet e patundur, ndërsa për mbrojtjen raketore, ushtria amerikane ka dislokuar në rajon, avionë shkatërrues, falë të cilave, u shkaterruan pothuajse të gjithë (99 %) të raketave). Ndërsa befasoi edhe Jordania që afroi hapësiren ajrore për avijonet e Izraelit, USA/UK, si dhe “shtetet e gjirit Persik dhe Arabia Saudite me mbështetje llogjistike”!
Aleatët e Iranit (ashtuquajtur boshti rezistencës), janë Rusia, Siria, shtetet dhe grupet terroriste në Irak dhe Jemen, si levizja Houthi, Hezbollahu në Liban, Hamas, etj. Kështu besoj edhe Aleancat bëjnë diferencën mes fuqisë që buron nga fuqia ushtarake sovrane si dhe cilësia e mbështetja së tyre/aleateve.
Pra përtej rreshtimit të 14-in në listën e fuqisë ushtarake dhe numrave, historitë e përballjes me Izraelin, përfshi në ras I we fundit tregojnë se Irani kurrësësi nuk ka as aftësi luftimi dhe as mbështetje të konsiderueshme nga aleatët për t’u krahasuar, aq më pak për të kërcënuar mbijetesën apo mposhtur fuqinë ushtarake të një kombi sovran si Izraeli (që përveç fuqisë ushtarake nga më modernet zotëron armë bërthamore).
E thënë si konkluzion, Izraeli ka treguar se jo vetëm ka fuqi dhe aleanca për ta “mposhtur Iranin dhe grupe terroriste”, por ka kapacitete dhe aftësi operacionale, pra fuqi ushtarake dhe aleanca të qëndrueshme për t’u përballur, mundur dhe dominuar të gjitha vendet Arabe së bashku.
Në shtesë, si në çdo nga qindra vlerësimet për interesat kombëtare, edhe këtë opinion dëshiroj ta përmbyll me disa “rekomandime strategjike” për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare:
I gjej terësisht qesharake që “bollshevikët e prangosur nga sindroma e Stockholmit” i ri-sjellin opinionit kombëtar oshilacionet e Enver Hoxhës: “Izraeli një kobure në duart e SHBA/UK, një Shtet i krijuar nga imperializmi dhe sionizmi reaksionar”. Kjo pasi, për interesat gjeopolitike të Kombit tonë, nuk ka opsion tjetër përveçse ti bashkohet pa hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar”. Ndërsa pushtetarët e të dy vendeve sovrane (Shqipërisë dhe Kosovës) e kanë detyrim shtetëror të dënojnë “me një zë të përbashkët” si dhe të mbështesin përballjen e Izraelit USA, UK dhe aleatëve Euroatlantik në këtë betejë ndaj Iranit, terrorizmit, pra të keqen e përbashkët.
Po ashtu, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnë mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin jo vetëm për shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjes që ka Izraelit ndaj kombit tonë për shpëtimin e Hebrejve nga nazistët gjatë Luftës II-të botërore, por edhe për tu rreshtuar pa kompromis krah ShBA-ve (aleate strategjike e Izraelit) që ka luajtur rol përcaktues jo vetëm për çlirimin dhe faktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por edhe specifikisht për njohjen si “surprizë e mençur” në dhomën ovale (në kuadër të Projektit të Presidentit Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliard €, përfshi autostradën e paqes, linjën hekurudhore, portin në ujërat e thella të Adriatikut, etj.
Në përmbyllje përsëris se “përtej luftës, paqja mbetet sigurisht mision i vështirë por opsioni i vetëm”. Prandaj mbetem besimplotë që Izraeli jo vetëm do të dalë fitimtar nga kjo përballje për mbijetesë, por paqja, vlerat demokratike, fuqia ushtarake dhe interest Euroatlantike do të triumfojnë mbi Iranin, Rusinë -Putiniste, Kim-Jong-un si dhe ndaj çdo shteti, diktarori, apo oganizate terroriste tjeter, në botë.
_______________________________
* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit Atlantikut,
Anëtar i Bordit të “Izraeli House”; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
Comments