Piluri këndon për Rexhep Qosen
Me rastin e 85 vjetorit të lindjes së Akademikut Rexhep Qose, Kristo Çipa më bëri të njohur një tekst kënge të tij, që Asambli “Bejka e Bardhë” i Pilurit ka kënduar para 5 vjetësh ( me rastin e 80 vjetorit), këngë që rastësisht nuk është regjistruar. Me miratimin e Kristo Çipës ju bëj të njohur tekstin e kësaj kënge.
Nga Timo Mërkuri
Të puthim rrudhat e ballit
Teksti: Kristo Çipa
Marrës Lenica Çali
Kthyes Dhimitraq Bala
Hedhës Leni Mërkuri
Kur me pranga lidhej koha
Qelqi i qiellit tendosej
Morri një grusht dhe Kosova
Dhe gatoi Rexhep Qosen
Nëpër lëmshin e marrëzisë
Që trazonte bota sllave
Kape thilenë e lirisë
Dhe thure ëndrën e madhe
Foshnja në barkun e nënës
Plaku në shtrat amaneti
I thoshnin:-Ndalu pak!- zemrës
Kur flet profesor Rexhepi.
Tani për stinën e dasmës
Me krisma pene firmose
Ti je perandor i fjalës
I vërteti Rexhep Qose.
Refreni : Kam një porosi nga deti
Për gjithë botën e shqiptarit
O miq profesor Rexhepit
Ti puthim rrudhat e ballit!
Merrni dritë që kurrë nuk soset
Nga mendimi i Rexhep Qoses!
Profesor Rexhep Qosja, Akademik e Diturak i klasës së parë. meriton çdo Nderim e Respekt nga të gjitha trevat shqipfolëse. Artist i fjalës së folur e të shkruar, ka një bibliotekë veprash studimore për Letërsinë dhe Kulturën Kombëtare, vepra artistike të klasës së Parë si romani "Vdekja në vjen prej syve të tillë" apo skenari "Rojat e mjegullës". Të na rrojë profesori ynë sa t'i dojë zemra! Por ai e ka fituar përjetësinë me veprat e tij. Bukur e Ke qëndisur këtë kënga o Kristo Çipa! Urime edhe Timos që na e pruri. Ju priftë e mbara të gjithëve!