
Presin luleshitëset dendur vizitorë!
Sot, të shumtë hiqen si dashnorë.
Statusin “Më i zjarrti” rendin ta fitojnë
Ata që me “betime” blerjet i mbulojnë.
Me lule e dhurata nëpër duar,
Dashuri saponisur, a në të mbaruar
Në fole zemrave vargje poetike
E hartime u thurin me fjalë simbolike.
Kuti suveniresh në këtë ditë
Byzylykë, varëse shkëlqim-dritë
Më shumë nga çdo herë hapen.
Rreth dore e rreth qafe kapen.
Lumenj dashurie Shën Valentin
Të vërtetë, por dhe me mashtrim
Vërshojnë sot, frymëzimi në qiell
Ngrihet të gjejë ngrohtësi e diell.
Comments