top of page

Petrit  Malushi: “Fundjavë  ndryshe !”




 

Po gëzojnë gjysh e gjyshe,

Sapo morën lajm të ri

Fundjavën ta kalojnë ndryshe,

Do t’presin “miq” në shtëpi.

 

Katër “miq” këtë herë,

Bashkë grup do të venë. 

“Do t’u trokasin në derë”.

Disa orë me ta të jenë.

 

Si për festë gjyshe, gjysh

Tavolinën e ngarkojnë 

Byrek, pica, mollë, rrush…

Mishi e torta nuk mungojnë

 

“Keni të tjera kërkesa ?

Ndonjë gjë a harruam ?”

Thonë nipi dhe tri mbesa :

“U kënaqëm, shumë ju duam !”

 

Xhoia e Tiara përshëndesin

Elian dhe Luisin, dyshe :

“Mos harroni po u presim,

Të shkojmë prap’ te gjysh e gjyshe !” 

6 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page