
Nga Petrit Malushi
“Edhe 100 !”
Datëardhja në jetë na vjen,
Ajo dhe muaji të pandryshuar.
Viti një shifër më lart kapërcen
Dhe ndihemi të lumturuar.
“Edhe 100 !”, urim na dërgojnë.
“Edhe 100 !”, përcjellim urimin.
Pëlqejmë ne të besojmë
Të pavërtetën e mosrealizimin.
Pa, buzëqeshim të gëzuar
Sikur 100 i futim në xhep !
Po kush vallë i plotësuar
Ndihet me ditë e vite-jetë ?!
Comments