top of page

Pesë poezi të mia për "Ditën e dashurisë" 


Pesë poezi të mia për "Dtën e dashurisë"  *



Nga  Përparim  Hysi

1. Qielli  i Shqipërisë


Qielli i Shqipërisë,një qiell dashurie

Ka vajza të hijshme,bekim Perëndie

Qielli i Shqipërisë ka vajza të bukura

Janë aq të hijshme,për t'i pirë me kupa.


Ja shikoni njërën a s'është si  sorkadhe?

Ja edhe kjo tjetra,ta këndosh me saze

Ç'them njëra-tjetra,veç është humbjekohe

Janë aq të ëmbla mu si mjaltë me hoje.



Qielli i SHqipërisë si ti s'ka të dytë

Po vdiqa larg teje, s'do më dalë ky shpirt

Se Qielli i SHqipërisë është xhami e kishë

Dërgomëni një copë dhe ngjallem si Krisht.


2. Mua më piku dashuria

Mua më piku dashuria,më goditi mu në kokë

Si të jetë meteor ,meteor që bie mbi tokë.

S'më goditi veç në kokë,më goditi drejt në zemër

Që ta dini miq e shokë,nuk duroj sa shoh një femër!


Ja më thoni,o zotërinj, a i bëhet kësaj naze?

Herë më duket si ftujake,herë më duket si sorkadhe,

Po kjo tjetra  që nga larg,më buzëqesh e synë më shkel

JO po bukën s'e ha"thatë"(shpirt,o shpirt,si nuk po del?)


A durohet kjo"noksiania" që ka nxjerrë gjirin çipllak

 Unë e shoh dhe s'e mbaj veten(dua t'ia thithë atë gji pak)

Nuk kam faj fare ,i shkreti,ju betohem:-Për PERËNDI !

Le të vijë për mua kiameti,s'jetoj dot pa dashuri.

3. MBeta   Dashurive


Mbeta-mbeta dashurive si sarhoshi mbi faqore,

Se s'u bëj dot ballë dy syve që m'i nguli një shaptore

Se m'i ngulli si turrielë dhe ma bëri zemrën vrimë

Ata sy të mbushur qiell,i përpiva,më përpinë.


I përpiva,më përpinë dhe vazhduan ca më tej

Por unë jam burrë me thinjë,për "të tjera" nuk  dëftej.

Unë që mbeta dashurive,nuk kam turp të tregoj

Nëse pata shumë mike,veç me SIKËN * s'i ndërroj.

* SIKA-imeshoqe.

4. Dashuri,pa ty jam hiç.


Dashuri,pa ty jam hiç dhe s'kam turp  që e pohoj

Dhe në moshë  të pleqërisë,çuditërisht dashuroj!

Moralistët zënë më nëmin,ca më shumë më mallkojnë

Këta për mua bëjnë "të lënin",se nuk dinë të dashurojnë.


Moralistë? Gati dy e treta,zënë e hiqen puritanë

Krejt ndryshe e vërteta,dy fytyrsha sharlatanë.

Unë nuk fshihem,nuk vë maska(transparent jam si xham)

Ja me sy ma bën"adashja"(unë për të bëhem kurban)



Kur është ndjenja reciproke,kur s'ka shtirje apo dhunë

Nuk ka vend për ekuivoke,e çfarë duhet vallë më shumë?

Dashuroj unë  sinqerisht,se s'rroj dot pa dashuri

Dhe përcillem pleqërisë,(nuk jam plak,por jam i "ri")

5.Nuk ka moshë dashuria


Nuk ka moshë dashuria

Kështu flet e shkruan një plak

Më ka ardhur pleqëria

Por i nxehtë është imi gjak.


Shoh një sy e më bie syri

Shoh një buzë e goja lëng

Si i ri,mendja s'më hyri

Koka ime seç bën "tëng".


E më del tym nga koka

Mendjen dot nuk e mbledh

Shkon një femër,tundet bota,

Po pse syrin mua ma hedh?


Po unë bukën s'e ha "thatë"

Nisem sulem pas asaj

Ende vetes s'i them:-Mjaft!

Ta mohoj s'e kam kollaj.

* janë shkruar në vite të ndryshme dhe dërgohen për"Shen Valentinin".

                               Tiranë,13 shkurt 2024

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page