top of page

PERHAPJA E HURMES NE RRETHIN E LIBRAZHDIT


PERHAPJA E HURMES NE RRETHIN E LIBRAZHDIT.

(Nje pune e mire shperblyer me nje qortim. Perkrahja nga Ali Myftiu. ALI MYFTIU, personalitet elbasanas, emrin e te cilit mban shkolla teknike.).

Shkrim kujtim nga Sh.Zharri.

Ishte viti 1954.Drejtoja seksionin e bujqesise ne rreth qe varej nga qarku i Elbasanit.Ne kete kohe fshati nuk ishte i varfer ne frutikulture,vec se e keqja ishte se pemet frutore ishin vendosur pa sistem e ne mes te parcelave ku i benin hije kulturave te tjera.Nder te tjera pemet nuk ishin te llojeve te mira dhe ngeleshin te pa kultivuara e me teper ne formen e eger.

Komiteti Ekzekutiv vendosi qe ti japi nje shtytje pemetarise ne shtimin numerik e te llojeve te ndryshme dhe me trajtim shkencor, me gjithese nuk kishim akoma agronome apo teknike per kete kulture.

Nepermjet Komitetit te rrethit, nxitem Keshillat e fshatrave qe te punonin vete ne kete drejtim.Deshira jone ishte qe te perhapeshin varietet me te mira si molla e Kamer Blloshmit apo arra e Gizaveshit,keto me ane te shartimeve.

Seksioni i bujqesise se qarkut krijoje nje fidanishte.Shefi i qarkut me tha se kishte planifikuar te na jepte 1000 fidane.Dergova pese kuaj per te terhequr fidanet ne Elbasan. Ne castin kur do te terhiqnim fidanet, shkova vete dhe bera si bera me pergjegjesin e fidanishtes ku lashe 300 fidana nga te planifikuarat dhe i zevendesova me ato te hurmave kaki.Kishja shume deshire qe te perhapja ate peme ne rrethin tone te Librazhdit sepse qe i rezistonte klimes isha i sigurte mbasi ishte prej kohesh e ardhur nje peme e tille ne Berzeshte.

Por c'ndodhi te nesermen !.

Me kerkoi ne telefon shefi i qarkut dhe me thote : more Shahin po me sa mend ke terhequr fidane hurme per Librazhdin ? Ti qenke profan fare per bujqesine a derzi ! Si ore kerkon te mbjellesh hurma ne Librazhd ne ate zone malore dhe me pakeson fidanet per zonat e ngrohta.

--- Shoku shef,i them une,hurma behet shume mire ketu ne fshatrat e rrethit te Librazhdit,por edhe sikur te mos behet por edhe sikur ta kem gabim,nuk duhet te me prapsoni per hire te nje qellimi te mire.Ashper me kritikuat.

Me vone u interesova per origjinen e hurmes, perhapja e se ciles ne Shqiperi kishte filluar nga fshati Kuterman i ketij rrethi dhe qe e kishte sjelle para shume vitesh nje mergimtare i po ketij fshati.

Me vone historine e kesaj hurme ja tregova shefit te qarkut Skender Cobani qe ishte i edukuar dhe nuk u nxeh e nuk u prek por perkundrazi,tha se bente terheqje te plote.

Nje vit me vone qarku beri analizen per pemetarine. Une aty ne mbledhje e perserita episodin e hurmes dhe mbi te gjitha me perkrahu ALI MYFTIU i cili i tha mbledhjes se : Shahini me perpara eshte bujk dhe agronom e pastaj mesues.

Shihni hurmen sot.Ajo invadoi fshatrat e Librazhdit dhe ne vjeshte nuk mbetet e varfer sepse pas renies se gjetheve e zbukurojne kokrrat e shpeshta.

ALI MYFTIU, personalitet elbasanas, emrin e te cilit mban shkolla teknike.

9 views0 comments

تعليقات


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page