top of page

Paul Verlaine: JETOJMË NË KOHË TË TURPSHME



Paul Marie Verlaine (Metz, 30 mars 1844 - Paris, 8 janar 1896) ishte një poet francez. Figura e poetit të mallkuar, Verlaine njihet si mësues i poetëve të rinj të kohës së tij.


MELANKOLI

 

Trëndafilat ishin të gjithë të kuq

dhe  dredhkëzat krejt të zeza.

 

I dashur, ti sapo lëviz

dhe rilindin ankthet e mia.

 

Qielli ishte shumë i nartë

shumë i ëmbël, dhe deti

 

shumë i gjelbër, dhe ajri

shumë i ëmbël. Unë gjithmonë trembem

- dhe më duhet të pres!

Ndonjë arratisjen tënde të tmerrshme.

 

Nga ashja jam i lodhur,

Nga gjethet e llakuara

 

të bushit të butë e të fushave

të shfarosura, dhe pastaj

 

për çdo gjë, mjerisht!

Përveç jush.

 

JETOJMË NË KOHË TË TURPSHME

 

Ne jetojmë në kohë të turpshme

ku martesa e shpirtrave

duhet të vulosë bashkimin e zemrave;

në këtë kohë të stuhive të tmerrshme

nuk është e tepërt të kesh guxim

për të jetuar në të tillë fitues.

 

Përballë asaj që guxohet

duhet të ngrihemi,

mbi çdo gjë, kopje e rrëmbyer

në ekstazat e thjeshta të së drejtës,

dhe të shpallim me një gjest madhështor

dashurinë tonë krenare, si një sfidë.

 

Por ç’nenojë ka ta themi.

Ti mirësia, ti buzëqeshja,

a nnuk je ti edhe këshillimi,

këshilla e mirë besnik dhe krenare,

fëmija e qeshur mendimrëndë

të cilit gjithë zemra ime i thotë:

Faleminderit!

 

FLUTURO, KËNGË, SHPEJT

 

Fluturo, këngë, shpejt

Përpara asaj dhe thuaji

së në zemrën time, besnike,

dritë të gëzuar bëri

një rreze duke u shpërndarë,

dritë të shenjtë, errësira

të dashurisë: frikë,

mosbesim dhe pasiguri.

Dhe ja dita e madhe!

Mbetur gjatë memece

dhe e ndrojtur – e ndjen?

- Gëzimi këndoi

si një laureshë me gjallëri

në qiellin e çelur, të ndriçuar.

Fluturo, këngë gjenuine,

dhe qoftë e mirëseardhur

pa pendime

të kota ajo që më në fund kthehet.

 

përktheu: Faslli Haliti (Nga Arkiva e Fjala e Lirë, Londër, në kujtim të poetit dhe përkthyesit Haliti)

 
 
 

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page