Ngritja e rrogave të deputetëve dhe ministrave e ka acaruar shoqërinë shqiptare. Këto ditë, disa intelektualë të njohur kanë apeluar që të mos finalizohet ky akt i paprecedent. U jam bashkuar atyre, duke nënvizuar se në këtë temë, ca nga ca, po bëhemi të gjithë fajtorë. Fabula ‘MJERIM’ që postova dje (e përkthyer në disa gjuhë) rrëfen se si e shtypin një lule dhe ajo (çuditërisht) thotë: “Sa e bukur kjo këpucë!” Shkrimi i sotëm në gaz. “Telegraf” me titull “NDIHMOJINI MINISTRAT, JANA NË PIKË TË HALLIT…” është po në atë vijë: Rritja e pagave të këtyre mazllumëve, shkon kundër interesave të shqiptarëve, shumica e të cilëve përballen me probleme të rënda ndërkohë që diametraliteti i jetës veç rritet. Dhe në këtë temë nuk ka vend për anësi politike; është një akt i rëndë që shkon më tej, është ‘vepra’ e disa dekadave e një klani të gjerë, që shtiret sikur kanë kontradikta mes vedi, por në fakt kanë mbërthyer për gryke jo njëri-tjetrin, por Shqipërinë, sikur ajo të ish një e pambrojtur; ndajnë pareshtur pasurinë e saj dhe borxhet e saj (që kushedi si e kur do të shlyhen) dhe nuk pyesin për askënd. Kam menduar gjithnjë se pasioni mund të jetë art, sport, udhëtime, gjueti, ja edhe politikë (!) Por qenka ç’qenka pasioni për t’u pasuruar! Apo ç'ne, s'është pasion...
top of page
bottom of page
Comments