PASAPORTA E IDENTITETIT
Një prej standardeve më të fuqishme që kërkohen në familjen e madhe europiane, është sensi i kultivimit të identitetit kulturor. Kultura, është shpriti qe i jep fizionomi trupit tonë të gjymtuar kombëtar, karshi botës së përparuar dhe karshi proceseve te rënda që na sfidojnë si komb, pa marr parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. Në ketë apspekt, nje kulturë e përbashkët, e interuar, e pagjymtuar, sipas klaneve e grupeve të caktuara, rajoneve e grupeve gjuhësore, do të shërbente në ngritjen e kombit në piedestalin e kombeve të kulturuara perëndimore për t’u rikthver dinjitetshëm në këtë familje.
Kulturë e mirëfilltë
Mbase, definimi i qartë i rolit dhe funksionit që ka kultura në tërësi brenda sistemit të parimeve që përbëjnë boshtin e integrimeve, do të shkurtojë rrugën drejt rikthimit tonë në Familjen Perëndimore dhe do të bëhej katalizatore e ndryshimeve pozitive. Natyrisht vetëm një Kulturë e mirëfilltë, me shije e vlera që praktikohen në Familjen Perëndimore, pa kamuflime dhe ndarje të barikaduara në taborre të tjera kulturore, ‘shoqërore”. Kësisoj ndërtojmë premisat për një vëmendje më të madhe nga bota e zhvilluar dhe hapim shanse reale për përfaqësim të denjë brenda familjes në fjalë. Për të realizuar sa më plotësisht çështjen e integrimeve, duhet të ekzistoj vullneti i plotë.
Ajo çka është e rëndësishme për proceset e tanishme në hapësirat shqiptare është kuptimi i faktit se integrimi në botën e përparuar, përveç aspekteve të tjera, duhet të shoqërohet edhe me transformime të ndjeshme, të rrënjësishme e të formësive kulturore, duhet të hartohen projekte të mençura që ndikojnë në shijet kultuore dhe formësimet e tërësishme.
Plagët e trashëguara
Dhe si të këtilla do të plotësonin boshllëk të shumta që janë krijuar në këto hapësira, sidomos nga plagët e trashëguara, prej së cilave lëngojmë dhe nga të cilat vështirë shkëputemi. Plagë këto që janë në esencë pengesa e integrimeve edhe të brendshme, edhe të jashtme. Përmes plotësimit të standardit kulturor, do të mund te bëheshin afri mentalitetesh e të mund te bëheshin afri mentalitetesh e botëkuptimesh; ofrim ky që assesi s’mund të ndodh, Vetëm më aspektet tjera politike, as ekonomikë, siç tentohet te bëhet. Ky ofrim nënkupton një mendësi kulturore perëndimore në politikë, në ekonomi, në konceptet e sigurise, në kulturë, ne shikimin nga e ardhmja, dimensione që karakterizojnë universalitetin e kësaj kulture e cuvilizimi të përparuar.
Janë shumë arsye të cilat të shtyjnë të mendosh se brenda organizmit të shpirtit te shqiptarëve, vepron diçka e brishtë, nën substratin e së cilit zihen dëshria të ndryshme, naive, klanore, fisnore, grupore dhe më së paku universale: vlera dhe parime të cilat i njeh bota e moderuar perëndimore. Këtë e themi ngase shohim, çdo ditë e më tepër, në “kulturë” të marshojnë diletant, cilët në vend se të përafrojnë mentalitetin me botën civilizuar, e largojnë.
Johigjenia kulturore dhe estetike
Veçanërisht në muzikën alla orientalo-sllave, pastaj nga serialet e shumta humoristike në të cilat të zihet fryma nga johigjenia kulturore dhe estetike që ngërthejnë në vete; një letërsi në rënie, etj. Në kushte të tilla krijohen hapësira për të prodhuar opinione të çoroditura çdo kush dhe atë në emër të kulturës.
Nesë një person nuk mundet të largohet jashtë shtetit pa pasaportë, kjo vlen edhe për kulturën, e cila duhet të ketë medoemos fytyren e vet, arketipin që e bën të përveçme rrënjën dhe prejardhjne e saj. Ne si komb do të ngelimpërgjithnmonë klandestinë udhëve të botës poqese nuk e kultivojmë sensin e identitetit të mirëfillt kultror,pa ndikime e shartime çoroditëse nga jashtë.
Comments