Harold Pinter
Kundërshtues i përhershëm dhe i ndërgjegjshëm.
Takim
Është e natës ora e vdekur
Të vdekurit e vjetër shikojnë
Të vdekurit e rinj
tek afrohen
Dëgjohet një rrahje zemre e lehtë
Sikur përqafohen të vdekurit
Ata që janë prej kohe të vdekur
Dhe ata të vdekurit e rinj
Që vazhdojnë të afrohen
Qajnë dhe puthen
Sikur ri-takohen
Për të parën herë dhe të fundit
Pas vaktit
Pas mesditës gjallesa të veshura mirë, vijnë
Të nuhasin të vdekurit
Dhe të marrin vaktin e tyre.
Të gjitha ato gjallesa aq mirë të veshura mbledhin
Avokandot e buhavitura nga pluhuri
Dhe trazojnë minestronen* e tyre me eshtrat e përhapura
Pas vaktit ulen për tu çlodhur
Dhe hedhin qetësisht verë të kuqe në kafkat e përshtatshme.
Parashikimi i kohës
Koha fillimisht do të jetë e vrenjtur
Mjaft e ftohtë
Më vonë, për sa të mbaj dita
Do ketë kohë të mirë me diell
Pasditja do jetë e thatë dhe e nxehtë.
Në mbrëmje do dalë hëna
Shumë e ndritshme.
Do fryj, (të theksohet,)
Erë e fortë
Por para mesnate do qetësohet.
Asgjë tjetër nuk do të ndodhë.
Ky është parashikimi i fundit.
Të kesh një mik si Kozma Gjergji nuk është shumë, se miqtë asnjëherë nuk teprojnë, por që të kesh një mik që të gëzohet aq shumë me suksesin tënd edhe pse nuk e ke parë dhe as të ka parë ndonjëherë në jetë; një mik do të doje shumë ta takosh edhe për një çast të vetëm në nxitim e sipër në një stacion treni, ose në një aerodrom ku aeroplanët nuk presin, kjo të emocionon dhe të ve në mendime se si mund ta takosh këtë mik edhe për një çast të vetëm. Për ta takuar këtë mik, unë nuk e mat largësinë me kilometra, por me një fluturim. Nuk jemi larg miku im! Vetëm një orë; e shu…
Miku im i nderuar Vasil Klironomi, ju uroj Festën e ndërrimit të moteve!
Viti i Ri 2024 qoftë për Ju e Bashkëshorten e shumërespektuar dhe më të shtrenjtit
përplot gëzime e befasira të këndshme në familje, krijimtarinë letrare e në çdo
veprimtari tjetër. Një dolli të veçant për miqësinë tonë të bukur e sinqertë si arti që
na njohu e bëri të afërt.
Përzemërsisht, Kozma Gjergji.
Venecia, 31 dhjetor 2023.