top of page

Papirusi Ahmose



Astrit Lulushi


Shumë pyesin se si egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat me kaq llogaritje komplekse gjeometrike.

Papirusi Ahmose ose Rhind është dorëshkrimi më i vjetër i shkruar në algjebër dhe trigonometri. Ai daton nga koha e faraonit Ahmose 1500 vjet pes, pra rreth 3500 vjet më parë, dhe u ble në tregun e zi nga Henry Rhind në vitin 1853 gjatë qëndrimit në Egjipt.


Dorëshkrimi është i rëndësishëm sepse tregon se egjiptianët e lashtë përdorën ekuacione dhe i zgjidhën ato në disa mënyra. Ata gjithashtu njihnin ekuacionet kuadratike, dhe sekuencat numerike dhe gjeometrike. Të panjohurën, egjiptianët e lashtë e quanin koom (humb) dhe, përpiqeshin ta gjenin.

X2 + y2 = 100

Ky ekuacion është origjina e teoremës së Pitagorës, a2 = b 2 + c 2

Pitagora i zhvilloi teoritë e tij matematikore pasi udhëtoi në Egjipt dhe mësoi nga priftërinjtë egjiptianë. Kjo është vërtetuar në librat e historianëve si Herodoti dhe Thales. Egjiptianët kishin algjebër, trigonometri dhe gjeometri rreth 2.000 vjet para lindjes së Pitagorës (570 pes).

Muzeu Britanik, ku tani ruhet pjesa më e madhe e papirusit, e bleu nga Rhind në 1865. Disa fragmente të vogla mbahen nga Muzeu i Bruklinit në Nju Jorkut dhe mungon një pjesë prej 18 cm.

29 views1 comment

1 Comment


Vedat Shehu
Vedat Shehu
Apr 22, 2022

Egjyptianet pas kanë pas sistemin dhjetor në llogari, Babilonasit kishi sistemin me dyzinë. Dijetarët e qytet shteteve të Mesedheut studioni ne Egjypt dhe Babiloni.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page