top of page

PANIKU DHE RREZIKU I VËRTETË


Vullnet Mato



Ka disa ditë na ka përfshirë paniku,

se nga koronavirusi na vjen rreziku.

Harrojmë shfarosjen me teori Maltusi,

prezent prej kohësh nga politikavirusi.


Nga virusi kinez, vdes një numër limit,

por më pak nga sa vdesin këtu përditë,

nga prona e ndarë keq, prej politikës,

nga krime droge dhe automobilistikës.


Sa gra vriten çdo ditë, nga Veriu në Jug,

se s’kanë të ushqejnë fëmijët me bukë,

sa vdesin nga shumë premtime boshe,

se paratë e popullit prishen nëpër qoshe?


Oligarkët e partneritetet me firma të zeza,

hanë miliona nga taksat, deri në tre breza.

Së pari duhet izoluar politika, në karantinë,

shërimi nga virusi i saj, shpëton Shqipërinë...


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page