top of page

PANAJOT! PANAJOT!


Panajot Pano

PANAJOT! PANAJOT!  *

                    In  Memoriam

    " PANAJOT PANO? Merr 10-VASIPË BIÇAKË dhe një LORO BORIÇ dhe ja tek e ke PANAJOT PANON!"                          VASIP BIÇAKU-Mjeshtër Sporti,ish-trajner i"Apolonisë" së Fierit.Lojtar i KOMBËTARES!

                      (elegji)

Panajot! Panajot! Kush dëgjoi e s'derdhi lot? Sa,për vete, jam tronditur: (Ndoshta mendiat kanë lajthitur?!!!)

Kanë lajthitur,s'është e mundur Që të ikë ky burrë i bukur? Ç'janë shtatëdhjetë vjet për të? Dhe, tek shkruaj,loti s'më lë.

Kush s'e do PANAJOTIN? Kush si ai e luante topin? Në gjithë kohërat s'ka të dytë Vdekje, moj, t'u bëftë në grykë?

PANAJOTI, babaxhani Mbret me top tek "Partizani" Panua peshë zemrat na ngriti Kush e pa dhe nuk "lajthiti?!"

Kapte topin vetëtima Si ai kush ia bën  prima Kapte topin, bobo porta? Panajoti,për ne, bota!

Dhe në fushë... sa engjëllor S'kapërdisej ,kur bën gol Mbreti i fushës,mbret i topit Mbytur jam dhe tash prej lotit.

Mjerisht, iku PANAJOTI! Kë vallë gjen që s'i bie loti? Iku JOTI,MBRET I golit Iku KRENARIA E KOMBIT!

Iku,po në zemra rron Dhe,mes nesh, do jetë gjithmonë. Unë e shoh:vjen duke qeshur PANAJOT! Je gjallë: s'ke vdekur!

Ti je NDERI I SHQIPËRISË Do jetosh  përjetësisht.

* është ndarë nga jeta më 19 janar 2010 në FLORIDA. Atë ditë e kam shkruar,se jetoja po në FLORIDA.Sot u mbushën 10-vjet.                                         Tiranë,19 janar 2020


31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page