URIMIN TA THEM, NË DRITËN E HËNËS
Manushaqen me të brishtë mblidhja përditë
Sot u bënë njezet e shtatë
Diellit iu luta të më fal shirita flori të verdhë
Të lidh buqetën aromëmjaltë
Buzët i ngjyeva me ngjyrën flak të dashurisë
Të ndez si eshkë puthjen afsh
Hënën e ftova të vijë edhe ajo si deshmitare
Ti,si ylli mbremjes,mirëadhsh.
Urimin dua ta them në dritën e hënës sime
Rreth nesh yjet të hedhin valle
Të ylberizohen shpirtat tanë,si vesa në agim
Zemrat,si shkendija në sterralle
Të na rrembej pas hëna me krahët e argjendta
Ca çaste, një mrekulli që s’rresht
Në harkun gjigant të lindjes e të përendimit
Oh,jeta, një ëndërr e bukur është.
Pranverës në vesh i peshperis e marsit magjidhënës
Urimin,zemër,po ta them,në dritën e argjend të hënës
VJEN NJË KOHË
Me një plug në krah terë jetën
Hapa brazda në tokën e ashpër
E fara lulnajash mbolla në to
..dhe endërroja
Më dehte avulli i vlagës së tokës
E plugun e terhiqja më fort..më fort
Që sythet e farës të putheshin me diellin
...dhe lumturohesha
Një mbremje lashë plugun e rëndë
I lodhur si kau i plakur në arën e lëruar
E kokën mbeshteta te jasteku i malit tim
...dhe meditoj
LENDINA E FEMINISË
Si vajzë e dashuruar
Më priste lendina ime
Më shtroi odën me ngjyrat e vesës
Dhe me një shami të blertë
Më fshiu djersën në ballë
Me krahët e brishta gjelberoshe
Më përqafoi...
Dhe e etur
Më shtriu në shtratin e luleve.
Bari njomëzak
Nuk mbahej..
Më guduliste në gushë..
Lulet çamarroke
Luanin kukafshehti me sytë
Rrokullisem me të
Në rrepirën buzë saj
Me duar duke kërkuar
Topin me lecka,
Humbur dikur
Ajo prapë më terheq
Më kthen sytë nga qielli
Të shtrirë të dy
Të shohim hënën
E të numërojmë yjet
Si dikur..
Të presim të zbresë nga Ylli Polar
E Bukura e Dheut
MALI PËRBALLË SHTËPISË SIME
Mali përballë shtëpisë sime
Më kundron me ndrojtje
Syrin seç ma shkel padashur
Dhe buzëqesh
Jelekun e tij të bukur veshi
Që prilli ia pleksi një natë
Duke kënduar në dritën e hënës,
Me lule sherbele
Prilli i ngacmon kaçurrelat jeshile
Dielli i pacipë gjinjtë i prek
Zogjtë, degët e pemëve i lemojnë
Si tela violine
Mali përballë shtëpisë sime
Më hipi si femijë në shpinë
Të shoh nga del kjo hënë e bukur
Dielli ku perëndon?
Mali përballë shtëpisë sime
Më buzëqesh,oh buzëqesh
Me sytë e tu të vizatuar si yjet
Në lulet e sherbeles
Comments