top of page

PANAJOT BOLI: VAJZA  E DETIT



 

NGA  PANAJOT  BOLI

 

Trajektorja e dritës së syrit të nxënëses Anisë

Në një pikë të derrasës së zëzë sakaq u përgjum

Ndërroi fytyrë fusha e ngurtë e u bë det i kaltër

Germat e bardha prej shkumësi,valë me shkumë

 

E kish marrë malli për detin nxënësën time Anisë

E dje,pasdite, i çoi lule të bardha,bisedoi me valët

Fustan të kaltër i veshen, si vajzë e zbukuruar deti

I hodhen, si oriz nuses,flutura  të bardha ,stërkalët

 

Në vargjet të kapur në valle për vajzën e valeve

Si dirigjent mesuesi me duart e tij si valë orkestron

Kjo nxënësja ime,me sytë e saj ngulur derrasës det

E dashuruar më të, picëron sytë blu,dhe... ëndërron

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page