![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_9a4b0c5f7f77419bb084ca5fdc84b24a~mv2.png/v1/fill/w_980,h_1225,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_9a4b0c5f7f77419bb084ca5fdc84b24a~mv2.png)
Sa i ciku gjinjtë dielli i Janarit
Hapen sytë bajamet e fshatit tim
U veshen për sfilatë,
Nga xhelozia u ndanë
Ca me vello të bardha
Ca me vello të rozta në shtat.
Nuse të bardha
Nuse të rozta
Me hiret shkelqim...
E çmenden fshatin tim
Nuk nxiton aspak sherbela
Në gjoks të malit pret me durim
Të vij Marsi i pranverës
Me ngjyrat manushaqe të saj
Të çmend terë krahinën
T’i hedh aromë, erës
Lule magjike
Në gushë të malit
Det kaltërim...
E çmenden fshatin tim
E verdha, e qeta, e urta
Në pllaja, te gjineshtra pret prillin
Të konkurojë edhe ajo
E papërmbajtur me ngjyrën e saj
Sulmon ëmbël
E...pushtues kudo
Në sfilatë kalojnë
Këto lule magji
Nazemadhe në konkurim....
E çmenden fshatin tim
Comments