..., ringrejnë vlerat e polifonisë se Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri
Nga PANAJOT BOLI
Komuniteti grek në Shqiperi, trashëgon një kulturë të pasur, të larmishme, brilante. Kush nuk mahnitet nga veshja vezulluese dhe tradicinale e Dropullit, vallet e tyre elegante, nga ngjyrat dhe arti i qepjes së veshjeve të Vurgut dhe të Rrezës, këngët polifonike të spikatura si ato të Dhivrit, Kranesë, Finiqit, Çukës e tjera, Dhe mbretëresha e magjikshme e veglave muzikore të tyre, klarineta. S’ka si të mos këtë mjeshtra të pavdekshëm klarinistë si Cikja, Baçi e tjerë në këtë pellg. S’ka si të mos lind në këtë truall si Finiqi këngëtarë të mëdhenj si Irini Qirjako me pasardhësen e saj Vasiliqi Papa, apo këngëtarë tashmë virtuozë të këngëve popullore minoritare si Irini Joti, Kosta Kallojeri, Anteos Triandafillos, Valentina Miçi, Eli Rizo, Jorgo Kurti e dhjetra të tjerë.Vetëm një arë pjellore kulture lind këngëtarë virtuozë, artistë, njerëz të artit. Por pas 90 –tës edhe te ky komunitet pati një ‘mpirje’ një ‘shterpim’të kësaj are . Hapja e kufijve i hutoi. Rendën pas kulturës globale, pas modernes.U shua, u harrua ajo jehonë e grupeve dhe valleve popullore që ishin bërë pjesë e ushqimit shpirtëror të tyre. Sidomos grupet tashmë të njohura të polifonisë së minoritetit, si ajo e Çukës, e Finiqit, e Kranesë, e Dhivrit.Nuk zgjati shumë ky ‘gjumë letargjik’ i polifonisë dhe i këngëve popullore dhe i zakoneve të traditës. Vitet e fundit ky komunitet ka krijuar dhjetra grupe kulturore brenda dhe jashtë territorit të tij duke ardhur te shoqata më e madhe kulturore të Shën-Kozmait. Ajo që të bën optimist është përfshirja në to e të rinjve e të rejave.. Tre festivale folklorike u organizuan vitet e fundit në Livadhja. Po rizgjohen grupet polifonike të Kranesë, me të pasionuarin Niko Kaishi, në Finq me Vasiliqi Papa.“Filli u zu që në kazanët e rakisë -thotë Nikoja.- Aty mblidheshim . Dhe ia nisnim këngës Me Vangjel Çakulin... Me Spiro Kranjotin... Me... Këtu filloi nostalgjia e këngës popullore, ato panaire të bukura që zhvilloheshin, gëzimet popullore, vallet levende. Këtu hodhëm idenë të ringrejmë grupin polifonik Dhe punuam me pasion.Vangjel Çakuli mblodhi deri tani rreth 230 këngë populore të zonës. Rindërtojmë këngë të reja. Dhe ku nuk morëm pjesë dhe u mirëpritëm duke na duartrokitur? Në Përmet, në Lunxheri, në Vlorë, në Lushnjë, në Pogradec... të ftuar në TVSH Gjirokastër... një klip në ambjentet e jashtshme të bukura të kishës së Çaushit. Dua të them se, që në fillim na inkurajoi dhe na mbështeti vetë kryetari i Bashkisë Kristaq Kiço”Niko Kaishi me shokët e tij rizgjon famën e grupit polifonik të KranesëDhe Nikoja vazhdon:“Kënga të jep pozitivitet, të largon stresin, ankthin, të jep besim. Pandemia na izoloi, shkaktoi ankth, pesimizëm. Ne thamë ta luftojmë pandeminë jo vetëm me ilaçe, por edhe me këngë. Dhe ky është një ilaç i fortë. Njerëzit kanë nevojë për to, për këtë ngrohtësi. Me ‘të dielat në fshat’ që organizoi Bashkia në Finiq, Livadhja, Sminec, Çaush, Karahaxh, ne pamë sa pozitivitet sollën këto manifestime folklorike dhe tradita e mikpritjes me gatimin tradicional. Fshatra tona që vuajnë mungesën e njerëzve, kanë nevojë për këtë mbështetje morale dhe psikologjike. Ne e bëjmë me pasion këtë punë pa asnjë lloj përfitimi e interesi”Këtë po bën edhe Vasiliqia në Finiq. Dhe Bashkia i mbështet . Që të rizgjohet tradita kulturore.
Opmerkingen