top of page

Panajot Boli: MË NDODH SHPESH


Panajot Boli: MË NDODH SHPESH



Më ndodh shpesh...

Tek shikoj një gjethe që bie

Aty,

Në plagën e hapur të mëmës

Sythët e gjelberimit rizgjohen


Më ndodh shpesh...

Tek shikoj një lule të çelur

Aty,

Në farën që ngjizet me diellin

Ringjallja zgjat duart e qeshur


Më ndodh shpesh...

Tek shikoj një lot që rreshqet

Aty,

Në dhimbjen që tretet ngadalë

Shpirti hap perden për ditën e re


Më ndodh shpesh...

Tek shikoj buzëqeshjen e një vajze

Aty,

Në ngjyrën e petaleve të lumturisë

Dashuria ngazellehet, oh sa ëmbël


Më ndodh shpesh...

Tek shikoj sytë e detit tim Jon

Aty,

Në kërkim të përlës si zhytës

Mat dhe thellësitë e shpirtit tend


Më ndodh shpesh...

Vertet shpesh...

Kur kundroj sytë e tu të mënduar..


101.KUR FRYN ERË..


Kur fryn erë

Dhe malet tundin kesulën e bardhë,

Dera e gjoksit tim rri hapur


Kur fryn erë

Dhe pjalmi i luleve kërkon strehë,

Dritarja e gjoksit tim rri hapur


Kur fryn erë

Dhe flokët e tua kercejnë si flutura,

Lendina e gjoksit tim hap krahët


SA HERË BIE SHI


Sa herë bie shi

Në supet e shpirtit tim vjen i paftuar

Një çarçaf malli

Një çarçaf gri


Sa herë bie shi

I trembur kërkoj sytë e tu si yjet e humbur

Në qiellin e pafund

Në qiellin zymtësi


Sa herë bie shi

Dhimbjen tende shikoj se si rigon si lotë

Si tingull i athët

Si tingul ‘ah’në gji


Sa herë bie sh

Me peshqir dua të fshij qiellin e lotuar

Me dashuri ta thaj

Dhe të puth ato sy


Sa herë bie shi

Kujtimet ulen në piano e luajnë

Një vals brenge

Një vals melankoli



Sa herë bie sh,i kujtimet ulen në piano..


TË KËRKOJ FENERIN, DIOGJEN


Me një fener të ndezur në dorë Diogjeni

Njerinë kërkonte

Mes turmës laramane


Me një zemër në dorë që më dha shpirti

Dashurinë po kërkoj

Mes dashurive të lodhura


Me një dorë gjak në gjembat e trendafilit

Petalet e lules kërkoj

Të më sherojnë plagët


Diogjeni e unë me zemrën e dorën gjak

Kalërojmë me Shpresën

Monopatit të panjohur


Monopati është shumë i rrepirë, i ashpër

Një dorë nuk zgjatet

Të mbaj frerin e kalit


Monopati dredhon anës humnerës, tutje

Nuk duket as dashuria

T’i jap kurajo shpresës


Eh, more Diogjen, i urti , madheshtor

Në shekullin e 21 të zgjova

Hua të më japesh fenerin

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page