top of page

Panajot Boli: KËTË PASDITE....



 

Pasdite vonë...

Kujtimet e lodhura

Poshtë ullirit të gjyshit u ulen

Në detin e zjarrmuar me valët që lotojnë

Magjinë e përendimit shijojnë.

 

Ndofta në mbremje

Në degët e tij varen  yjet

E me ta vjen edhe hëna si magjistare

Me gjyshin prej dore me sytë  e përmalluar

Me mjekrën e bardhë,praruar.

 

Të ndrojtura kujtimet

Mblidhen te prehri i gjyshit

Nën hijen e ullirit ku endrra frymon

Me detin kaltërosh ku laheshin neraidat peri

Ku dilte si xhide bajlozi i zi

 

Pastaj.. kala fshati im

Ku mure u bënë tre male të urtë

Si babagjyshër trupmedhenj ta mbanin

Ku drynët e mëdha  të derës i mbante  gjyshi im

Dhe i tundte para syrit tim

 

Po çlodhen kujtimet poshtë ullirit të gjyshit

Magjinë melankolike të përendimit shijojnë

Presin.Ja  sa të iki nata,të çel agu i mengjesit

Me kalin  e bardhë të fëminisë të udhëtojnë

 

Në vithet e kalit hipur edhe princesha ime

Me endrra në krah,dimër e verë, udhëtime..

 

 

ZGJIM...

 

U zgjua  agu

Maleve, krahët u hedh

Dhe buzëqeshjen e diellit pret

I dashuruar

 

Detit gjumash,

Valët, ujë i hedhin syve

Dhe pulëbardha i ledhaton qepallat

E dashuruar

 

Ti nga dritarja,

Sheh agun dhe detin që zgjohet

Dhe shijon ende  puthjet  në edrrën

E përmalluar

 

Ky zgjim....

I bardhë, i bardhë   

Mall i ëmbël.

Dhimbje   me sembim

 

SYTË JANË...

 

Sytë janë sytë..

E ç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Agimet e një shpirti

 

Sytë janë sytë..

E ç’ mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Dy yje si qershi

 

Sytë janë sytë ..

E ç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Dy pulëbardha të dashuruara

 

Sytë janë sytë..

Eç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Dy drita,dielli dhe hëna

 

Sytë janë sytë..

E ç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Dy rubina qe nuk blihen

 

Sytë janë sytë..

Eç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Dritë e ndezur e dashurisë

 

Sytë janë sytë..

Eç’mund të jenë tjetër?

Veçse..

..Zgjimi i jetës

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page