top of page

PANAJOT BOLI: Fellënxa Gjeçi, MJESHTRJA NGA BERATI


MJESHTRJA NGA BERATI I TRADITAVE TË QENDISMAVE

-Është fjala për mjeshtren e qendismave Fellënxa Gjeçi-


NGA PANAJOT BOLI

 

Anës shetitores së bukur të Sarandës , edhe këtë vit do të zhvillohet Panairi  XII i Suvenireve. Është një eveniment mbarëkombëtar që organizon AJMMI( Angjensia Joniane e Mjedisit , Medies dhe Informacionit) e mbeshtetur nga Bashkia Sarandë. Dhe pikërisht më 28-29-30 Gusht. Është një panair që djagnostikon, promovon, vatrat interesante të traditave artizanale  të vendit tonë , me mjeshtërinë e rrallë popullore, në të gjitha zejet, brenda vendit tonë, Kosovë dhe Mal të Zi. Është shpalosja  e artit artizanal të mrekullueshëm të këtij artisti të madh që ka ka mahnitur  edhe turistat e huaj, që vizitojnë Sarandën në ktë sezon turistik, për punime interesante dhe  të shkelqyera nga anaartistike, të punuara me merak me dorë nga vajza, gra dhe burra mjeshtra. Çdo krahinë kish të veçantat dhe do të thoshja në llojin etyre, të mahnitshme.. Të gjithë kishin specifikat  dhe shkelqimin e tyre..Na ra në sy Berati, qyteti që njihet i traditave të qendismave. Një mjeshtre e tij iështë edhe Fellënxa Gjeçi 

 

....PARA NJË VITI KISHA SHKRUAR NË BLLOKUN TIM


Pavioni i saj në Panairin XI të Suvenireve në Sarandë e organizuar nga AJMMI dhe e mbeshtetur nga Bashkia e Sarandës, binte në sy. Aty ndaleshin    më shumë edhe turistët. E para , një ngjyrë ndriste: e bardha.Në atë bardhësi shkelqente mjeshteria    e qendismave    qe paraqiste me duart e saj të arta një zonjë me një bluzë të verdhë dhe    me një buzëqeshje të ëmbël..Siç ishin qendismat aq interesante    dhe aq të bukura, ishin    edhe sytë    e saj, ku në to pasqyrohej ajo imagjinata inteligjente se si    i sajonte ato modele me motive aq të larmishëm. Ajo quhej Fellënxa Gjeçi nga Berati.Bile edhe vitin    e kaluar në Panairin e dhjetë,prezenca e saj terhoqi vemendjen.M’u fiksua nga punimet    që pashë edhe te pavionët e tjera, se ajo ishte një mjeshtre e rallë. Mora një kameraman dhe i bëra një intervistë. Zbulova    se ajo kishte një pasion të veçantë për qendismat..’Dhe punova si kalë e punoj    edhe tani me shumë durim orë të tëra mbi një model .Kjo punë do fantazi , do punë artisti merakli’ –thotë ajo.me modesti.Mes asaj larmie punimesh tantellash, mbulesash e çdo lloj qendisme, spikat dora e artë e saj.Se talenti ka një traditë, ka një trashegimi.Rrjedh nga një familje artizane beratase me emër.Dhe talenti trashegohet tek ata që e kanë në shpirt,e përsoset. Nuk do ta hiperbolizoja po të thosha se ajo është një mjeshtre e rrallë e qendismave në Shqiperi.Dhe këtë e ka arritur    duke punuar një jetë të terë. Shpirti i saj qendismat.. Një punë mjaft e lodhshme, delikate, plot fantazi , që i jep asaj një kënaqësi të madhe. E kush nuk i kërkon qendismat e saj.. Meraku i saj është ta lë stafetën në duart    e vajzave të saj , të cilat po i fut dashurinë për këtë mjeshtëri të bukur. Dhe ja, në krah të saj vajza. ‘Le të vazhdojnë universitetet , artin e të qendisurit , ato nuk i ndahen’ Vertet shumë nga ato punime janë realizuar nga duart e vajzës së saj.Fellënxa    në këto panaire, pranë detit Jon, ka marrë edhe    shumë motive në qedismat e saj nga bukuritë Joniane.. Ndaj shpesh këto panaire nxjerrin në pah vlerat e verteta të artistit popull. Një nga ato edhe Fellënxa.

Është një këngë e bukur    që i kendohet thellëzës së Beratit.I këndohet bukurisë së vajzave beratase.. Një melodi që të emocionon. Por edhe Fellënxa e Beratit, kjo mjeshtrja e rrallë,këndon mbi qendismat. Këndon fantazia e saj. Imagjinatë mjeshtre.Dhe s’ka si të mos të emocionoj edhe ajo, si kënga    brilante për vajzat e Beratit

 

....KONTAKTOVA KËTË VIT PRAPË ME FELLËNXËN

 

Ajo pret edhe këtë vit të vij    me punimet e saj në këtë panair. Ajo është e emocionuar    dhe vlerëson organizimin e këtij panairi’’Se promovon vlerat e paçmuara të artit artizanal të popullit tonë të mrekullueshëm nga të gjitha trevat e Shqiperisë,e sidomos traditën e bukur të qendisjeve të Beratit..Kenaqesi të pafund qe na jep ky panair eshte se në Sarandë vijnë turistë vendas e nga gjithë bota    dhe ne bejmë promovimin  e kulturës sonë që shpesh i lë ata    të çuditur    për pasurinë dhe mjeshterinë    në talentin e krijimit të gjërave kaq të bukura,marim porosi dhe une kam mbetur shumë e kenaqur nga ky panair që organizohet çdo vit’’

Ajo vlerëson menyrën e organizimit dhe falemnderon Bashkinë e qytetit për mbeshtetjen e veprimtarive të tilla jashtëzakonisht me vlera mbarrë kombetare.

‘’Nje pershtypje    që kam une si artizane qe vij nga qyteti i Beratit ,u jam shumë mirënjohëse agjensisë AJMMI për një organizim të përsosur, dhe bashkinë për mbeshtetjen që i bën, dhe që    na jep mundesi te jemi te pranishem në cdo panair qe ju organizoni. Ndjej respekt se ka shumë rregull nga ana e stafit    dhe per organizimin korrekt’’

Ajo shpreh deshirën që këtë vit në panair të paraqitet    e veshur me rroba të qendisura    me dorën e saj të artë

E MIRËPRESIM

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page