top of page

PANAJOT BOLI: ERË VJESHTE ISH



 

Era shtyu kanatet e dritarës butësisht

Dhe hyri e ndrojtur

Me një gurgullimë ledhatuese

Me një shushurimë përqafimi

 

Erë vjeshte ish

Më aromë molle

 

Nuk ish egoiste

As e ftohtë dhe e thatë,

As indiferente

Kapriçot i kish lenë prapa malit....

E urtë ish .. dhe e butë

 

Ajo gurgullonte me ëmbëlsi

E guriçka më hidhte në ujërat e shpirtit

E gufimi,

Përhapej si rrathë pa mbarim

 

Herë pas here më sillte mesazhe

Me ca gjethe të verdha melankolike

Të një vjeshte ku dashuria piqej si shega

E buzët mbanin aromë ftoi

 

Era në këtë mbremje

Nuk ish si erërat e tjera

Gjumin ma përkedheli e edrra si lule më mbolli

Nga mëma e saj vjeshtë

Ku ditët romantike dashuroheshin

 

Erë vjeshte ish

Me gurgullimë dashurie

Me shushurimë nostalgjie

 

Erë vjeshte ish....

Jo si erërat e tjera.

 

Erë vjeshte ish

Erë endërimtare

Me aromë dashurie

 

Dhe si një fëmijë që s’e mban gëzimi

Llafosej terë natën

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page