top of page

Panajot  Boli: Cikël me poezi



 

NUK E DI SI DO TË JETË PRANVERA QË VJEN

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen...

E kaltër?

Ndofta flerton me detin tim të bukur

E sjell puhiza blu dashurie

Të më ëmbëlsoj shpirtin

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen...

E verdhë?

Ndofta flerton me diellin melankolik

E sjell ca fije rrezesh të ngrohta

Të zgjojë shpresën e përgjumur

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen...

E jeshiltë?

Ndofta flerton me dritën e agut

E prodhoftë më shumë klorofil

Të buis dashurinë e vyshkur.

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen...

E gëzuar?

Ndofta flerton me cicerimat e zogjve

E orkestron valsin e lumturisë

Në brigjet e hutuara të vetmisë

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen ..

E qeshur?

Ndofta flerton me sytë e tu e dashur

E sjell në krahët  e dallendysheve

Princeshën që humbi udhën

 

Nuk e di si do të jetë pranvera që vjen ..

Fluturë?

Klorofil dashurie do të këtë?

Ankthi , në thellimin e mengjesit

Ka dalë   dhe  e pret

 

KU E GJETE ATË BUKURI?

 

-Mollë e kuqe, moj mrekulli

Ku e gjete terë atë bukuri?-

-sipas motiveve popullore-

 

 

Zunë vend yjet terë qejf në amfiteatrin blu të qiellit

Hena në skenë doli, t’i këndoj marsit Hiret e Diellit

Artistja magjepsi malin tim qe degjon si qengj i urtë

Një qilim penjart u shtron zogjve të ulen butë e butë

E habitur serenata befas hesht,ah, dritëhenen po veren

Tanushja e fshatit tim ,me buzeqeshje dielli rrezellen

Anon qafen dëborë: Kam nënën si diell e babanë henë 

 

 

M’I FSHINË VARGJET  VALËT

 

Ka çaste  kur  harrohesh pas hutimit të mistershëm

Ndodh ky hipnotizim kur dielli tej në det perëndon

Mbretëria e kuqeremtë ndez befas vezullime magjike

Ti,përkedhel kaçurrelat e nostalgjisë e fshehtas loton

 

Qetësia e shurdhët trazon mallin qe dhemb e sembon

Ca puthje  ngelen këtu në breg,të ftohta, të lena jetim

Hije fantazmë  levizin te plazhi i vetmuar, shkretetirë

Një pulëbardhë e trembur për diku fluturon me nxitim

 

 

Rera e lagur disa grimca rrenqethje më hedh në shpirt

Gjurmët ku shkele ti, valët i fshin me blanko të bardhë

Poezinë ‘eureka’ si Arkimedi shkrova në kumin e hollë

Por erdhen ato,‘barbarët’ e s’më lanë qoftë edhe një varg

 

 

   KY  SHI NË PRANVERË

 

Kaçurrelat e pranverës ca pika shiu i lag

Sytë e saj po trishtohen, lotët gati në prag

 

Hedh në sup një mantel,mos prish kostumin

Mbulon me gjirin e saj lulet e qetëson lumin

 

I lutet shiut të ndalet, të behet i butë si vesë

Të var në gjoks ngjyrat e ylberit në mengjes

 

Edhe qiellin e qorton, i thotë retë tutje t’zboj

Me krem blu fytyrën ta lyej,të ndrij,të vezulloj

 

Pastaj të therras agimin e ëmbël,diellin të zgjoj

     T’u jap uratën zogjve,lulet një nga një t’i bëkoj

 

     NJË BUZËMBREMJE ERDHE...

 

 

Sonte, prita pak ,të zbresë edhe nata nga mali përkarshi

Të sjellë edhe hënën time,verdhushen, të bukurën, flori

 

Të metamorfozohet qielli,një pikturë live me yjet llahtar

Të zberthej  buzëmbremja ime  nga bluza nje kopsë të artë.

 

Të hap gjoksin e bardhë, t’i jap hëna një puthje të florinjtë

Të zbresin edhe yjet,të ngjiten në gushë,si varëse e rubinjtë

 

Ahere të pres të vish edhe ti, me xixellonja ulur mbi kaçurrela...

Unë behem henë dhe yje,me zjarr ndizem...në buzët e tu.. ngela.

36 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page