top of page

PANAJOT  BOLI: BOLL MË JOSHI DIMRI



 

 

U merzita.Boll më joshi ky dimër me oxhakun

M’i rralloi vizitat në zallishte, tek miku im lumë

Më mbylli derën mos shoh as mjegullën e pacipë

Që mbyti luginën,mes ngrohtesisë të kotem gjumë

 

Të mos shoh  as erën  që u shkul veshët pemëve

As pjergullës  qe e ka zhveshur në oborr, lakuriq

Dritarën ma trembi me cingërimat e dritë rrufesh

I hutuar të dëgjoj tiktaket e orës së gjumit letargjik

 

U merzita. Boll më joshi ky dimër me oxhakun

Bajamja me dorën e gjelbert në xham më trokiti

Si oriz më hodhi në kokë një tufë lulesh të bardha

Ca pika aromë magjie në sy,të më zgjoj nga miti

 

Pa më erdhen edhe mysafirë, dallendyshet e mi

Çarçafët e bardhë shkundin tani në flladet e erës

E doje?- Ta sollëm pranverën....dhe një trendafil

Për miken tende  të mirë, për motrën e pranverës

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page