NGA PANAJOT BOLI
Aty e gjeta
Sipër oborrit tim
Si i afërm i shtëpisë sonë
Mik e bëra
Dhe sekretet i tregova
Nën hijen e përqafimit të tij
Dhëmbje ndjeja
Kur era përleshej me degët
Ai,i miri,rrenjëthëlli i lutej për paqe
Me diellin flertonte
Kokrrat i shtronte në gjoksin e tij
T’i kthente si magjistar në leng magjik.
Gjyshi im i mirë
I falej çdo mengjes si një ikonë
E bukën ma ngjyente me vajin e tij.
E unë rritesha
Me gjakun e paqtë të ullirit
Pranë e pranë, bashkë, në pragun e shtëpisë
Aty e gjeta
Një ditë janari kur linda
Ai më përshendeti me degët e tij për paqe
Aty e kisha
Agut më vinte kurorë gjethet e tij
Dhe më percillte i buzëqeshur për rrugëtim
Aty e kam
Rrenjëpashkuluri, i pragut të shtëpisë
Jetëgjati, i urti, i paqti, mik i besnikërisë
Aty e lë
Me sytë gjithmonë nga dielli
Të mbretëroj... të mbretëroj.. sa qielli
Comments