PALCËRIMIT E VULOSA
Sa zbrita në Rinas , m’u duk lagjja ime
Zhë-zhë-zhë… gumzhima shqip, zhyt në mallëngjime...
Duke u futur në Vlorë, përmbi ‘’ Pusin e Mezinit ‘’
Nga kalaja e Kaninës , më deh flladi i ullirit...
Këmbë-këmbë nga bashkia , i avitem ‘’ Karabashit ‘’
Ja qosheja , ja filxhani, ja dhe got’e dollibashit...
As ecja, as fluturoja , në diç’të ajërt qëndroja
Shikimin nga kati i katërt, derën time po kërkoja...
Bum-bum -bum.. shpërthen kanata, thërrime u bë dhe pllaka
Muri plasur goja-goja , uturima : – erdhi zonja...
Oh,po, sa më ke munguar , shtëpi e shenjta shtëpi
Palcërimit e vulosa , atdheu lindka tek ti!...
Comments