top of page

Pak për 14 Dhjetorin e djeshëm dhe atë të sotmin


Pak për 14 Dhjetorin e djeshëm dhe atë të sotmin


Fatmir Terziu


Përparim Ademin, ndjesë pastë e kisha vetëm disa orë më parë në një nga mjediset ku ajo kohë na bashkonte jo thjesht dhe as rastësisht. Nuk e di ende pse aty ishim bashkë me shumicën e atyre që më pas do ti dëgjoja në lajme, në biseda, pëshpëritje, thashëtheme, zhurmëra, e frikëra që prodhonte ende koka e gjarpërit të këputur në ikje e sipër. E në ikje ndiqja fjalët, e fjalët më pikëtakonin me komshinjtë e mi Shevroja, e më tutje pas një kohe të gjatë zhurma e misteri do të shkonte pikërisht në orën dhe ditën e caktuar që shënoi ardhjen në skenën e historisë të 14 Dhjetorit 1990-të. Si atëherë, sot dhe kurdoherë e kam parasysh atë ditë. Atë orë. Shpërthimi i zemrave të mbushura me mllef doli në shesh…

Tirana kishte shpallur dy ditë më parë Pluralizmin, ose Pluhur-Alizmin sikurse quhej nga disa pena. Ardhja në skenë e Partisë Demokratike, e gjeti Elbasanin, si më ndjeshmin, pas atyre viteve grumbullim të mllefit gjithëkomunitar, edhe falë pozicionit, edhe falë „gjigandit“ të tymit që kurë nuk u bë metalurgji, por një letargji që mbushte me sytë e ikjeve të paregjistruara nga sëmundjet e pafundme dhe kanceroze. E aty elbasanasit e mirë e të fisëm ndjenë thellësisht dhimbjet. Pra Elbasani shpërtheu. Djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë më guximtare të tij dolën në shesh dhe u përballën me gjarpërin në ikje, me zgjedhën e madhe gjysëmjeçare, e në kërkim të lirisë ata u përballën me diktaturën, e cila ishte egërsuar ngaqë kishte kuptuar që po vinte agonia e saj.

Nuk mund të them se në atë ditë kishte pak. Kishte aq shumë sa nuk mund të numëroheshin, por Diktatura, shefat e saj ditën e 14 Dhjetorit 1990, preferuan të nxjerin në arrestimet eturpshme e të mistershme disa emra. Me këta emra ata kujtuan dhe planikuan se do të rigodisnin shpirtin demokrat në vite e në vite. Kështu u tha atëherë se nga pak nismëtarë numri i tyre shumë shpejt kaloi në qindra. Por fakti është fakt. Të rinjve iu bashkuan edhe moshat më të rritura. Djemve dhe burrave iu bashkuan edhe vajza dhe gra. Punëtorëve dhe intelektualëve iu bashkuan edhe të rinj edhe studentë. Pra demonstrimi mori përmasa masive.

Me emrat e shumtë që solli në skenën e historisë „14 Dhjetori“ më pas u bëmë bashkëudhëtarë të mjaft ditëve të tjera që shënonin e thelbëzonin demokracinë. Me demokratin e orëve të para, një nga protagonistët e mirëfilltë, Ibrahim Biçokun, zërat do të na siglonin ndëshkimin e korrupsionit që në ditët e para në sallën e madhe të Tetarit „Skampa“. E aty kush tjetër do të mund të guxonte?! Me të tjerë, si Besnik Albrahimi, Idush Albrahimi, Ibrahim Pleshti, Astrit Sanxhaktari, Pëllumb Bici e dhjetra e dhjetra të tjerë udha na sillte përditë kujtimet e 14 Dhjetorit. Dhe kujtimet mbetën kujtime. Kujtimet u sollën në mjedise festive më pas ku u dekoruan si „Pishtarë të Demokracsë“ në sallën e Turizmit „Skampa“ disa prej protagonistëve, për të vazhduar më tej me udhën që diku u këput në mes. Nuk e di pse?

Ndoshta arsyet e tjera, qejfmbetjet, gjërat që nuk shkuan aq mirë, ndrydhjet e brendshme e mjaft të tjera, deri tek emigrimi e mospajtimi i vetes u bënë të ndalet një vrull, që sot më shumë se kurë duhet të jetë në krye të ditës. Ndaj kjo datë sot nuk është thjesht një kujtesë, një memorje, një festivitet ndryshe, por një arsye e thjeshtë e asaj dite, që kërkon përsëri dhjetoristët e mirë e të zellshëm, demokratë e shpirtmëdhenjë në krye. Urime dita e juaj e shenjtë historike. Urime të gjithëve!

26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page