Pak nge, për orkestrën e jetës së vjetër e të re
Fatmir Terziu
E sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr. Tani kthehu atje ku e nisëm. Duke psherëtirë “ëndërr” në thellësinë e një nate të premte. Mbi të gjitha retë që ke ngritur. Mbi të gjitha problemet tona të vogla vetëm yjet shkëlqejnë poshtë. Shndrit kështu pshërëtima mbi pikën blu. Pak gati të pakuptimtë mbetemi në këtë mes, në këtë përhumbje edhe aty, edhe këtu.
E sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr.
Kjo ëndërr? Ky vegim, që e quajmë shtëpia jonë, sfera e mbushur me dhuratën e jetës dhe surprizat e saj.
E sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr.
Thjeshtë fare. Fare thjesht. Modeli i një armëpushimi i një mendjeje të trazuar. Dhe të gjitha ato flashtje, të gjitha ato sykërshërima, të gjitha ato ëndërra përtej lakuriqësisë të gjithë ato shqetësime të nën-brendshme e të nën-jashtme, tashmë janë qetësuar. Ti mbete. Unë mbeta. Po të Tjerët?! E sheh? E ndjen? E kupton? Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr.
Dikush mund ta quajë një parajsë të mrekullueshme. Një tjetër mund ta quajë humnerën e jashtme që i afrohet. Dikush mjafton ta kuptojë se toka jonë e ëmbël nënë largohet nga drita, kur ti, unë, të gjithë rreth nesh kemi hyrë në një fill të tillë:
E sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr.
Por ka një gjë për të cilën duhet të pajtohemi të gjithë. Të paktën vetëm një herë. Qetësia e natës, yjet tërheqës të gjithë shkëlqejnë. Ndërsa secila krijesë është shtruar në mënyrë paqësore për të pushuar dhe lagur njëra-tjetrën, papritur të gjitha dallimet, besimet dhe argumentet tona,
ëndërrzohen së bashku me dritën që zhduket në errësirën konsumuese.
E sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr.
Një ëndërr për orkestrën e jetës. Të gjithë kemi marrë rolin tonë në këtë orkestër. Një mund të jetë ndoshta më i rëndësishëm se një tjetër, një tjetër ndoshta vazhdon akoma të përdorë daullen, cyrlen, apo thjesht pipëzën e tij prej cipali të hollë lëkure. Edhe pse nuk e kap këtë termin e kohës, ai mbetet në kapjen e radhës së kësaj orkestre. Ne jemi në këtë orkestër, jo thjesht për koncerte, por si të thuash “mjeshtër” për të qenë vetvetiu të vetë jetës, skllevër. E sheh? E ndjen? E kupton? Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr. A nuk e the tashmë vetë? Sidoqoftë, të gjithë instrumentet janë të nevojshëm për këtë koncert.
Edhe nëse nesër nuk do të vinin, të gjithë ata dhe ato që këtë histori e dinin, askush nuk do të ndryshonte, fundja nuk do të më interesonte.
Në fund të fundit, jeta është tepër sfiduese për të qetësuar sytë me orkestrimin e vetë jetës nën këtë lumë „yjesh“! Dhe nuk janë pak… numërohen pesëdhjetë e gjashtë!(?)
E gjitha pastaj mbetet për aq kohë sa duhet edhe në këngë, një kohë e vjetër.
Tani e sheh?
E ndjen?
E kupton?
Ja pra, kjo është e gjitha… si në ëndërr patjetër. Me një zemër të bardhë për atë që do të sjellë ëndrra me askushin Tjetër. Por kujdes, mos u përhumb nën re… Pak nge, për orkestrën e jetës së vjetër e të re. Kujdes! Ata ishin dhe s'ishin tre…
Comments