Eh, ti zog i vogël !
Ç'ke zog që në dritaren time vajton,
me zërin e dridhur, si qyqja në varre,
vjen qysh herët në mëngjes dhe nuk harron,
as kur dielli djeg me rreze si zjarere.
Më thuaj vogëlush, kush të ka dërguar,
kush dhëmbje po ndjeka për mua kaq shumë,
këngën pse ndrruan në vaj të dëshpëruar,
sa pranë janë, bashkë rrjedhin si lumë.
Po i përcjell ditët pa asnjë mendim,
me dashuritë që më kanë rrethuar,
nga muzgu n'agim, i qetë Zoti im,
se edhe me dhëmbjet tani jam mësuar.
Pra eja o zog, sa dua të të ndjej,
do këndoj një çast, edhe ashtu, zëshuar,
mbase kësisoj do mundem të rrëfej,
ndonjë dritëz shpirti, që mbeti harruar.
Eja zog i vogël, endu në dritare,
vajin tën dhe këngën i dua nhjëlloj,
vjeshtën e trishtuar, pranverën me zjarre,
këtu te fati im po i adhuroj.
Pajtim Xhelo, 20 Maj 2024
Shëndet dhe gjithë të mirat profesor. Jetofsh dhe na gëzofsh me vargjet e tua!