top of page

P R O F E S O R Ë !


Përparim Hysi

P R O F E S O R Ë !   * (poezi jubilare) Me rastin e 110-vjetorit të hapjes së shkollës NORMALE  në ELBASAN.

Nga   Përparim   Hysi **

Nuk di kë të përmend nga ju më parë? Se ju jini që të gjithë: të mrekullueshëm! Nuk e mohoj: për të gjithë,ju, kam  mall Dhe bëhem nga malli, i parezistueshëm!

Dua që të vij dhe t'ju puth ato  duar të rreshkura Se që të gjithë qetë si shenjtorë që rrezatonit urtësi Për mua ato duar dhe sot janë aq të shtrenjta, Sa dua që  t'i puth pa u kursyer: nji për nji!

E di mirë që të gjithë kini"ikur" Por unë ju kujtoj me përmallim Tek shkruaj,ndjej lotin rrëshkitur Sikur të kem humbur një njeriun tim.

Se ju nuk qetë veç mësues, por dhe prindër Na trajtonit të gjithë sikur të na kishit fëmijë Nga shpirti: behar  që dëbon çdo dimër Nuk  u kursyet kurrë duke na dhënë dituri!

Jemi  të lumtur që ndoqëm gjurmët tuaja Secili jush,formuar në PERËNDIM! F I D A N I S H T E   E  ARSIMIT KOMBËTAR-NORMALJA Dhe unë, nxënësi juaj, ju kutjoj me përmallim.

* NORMALJA e ELBASANIT u hap më 1 dhjetor 1909 (sivjet 110-vjetori i shkollës dhe,mjerisht,nuk është më) ** normalist i 50-vjetorit të shkollës.

                                           Tiranë, 30nëntor 2019


31 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page