top of page

P A R A L A J M Ë R I M I


Tahir Tanushi

P A R A L A J M Ë R I M I


“Rreth një vëzhgimi të ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri mbi arrestimin e njerëzve me gëzofin e drejtësisë”.

Këto ditë nga portale,gazeta dhe televizione,nën komandën dhe doravitjen e pushtetasve, po zhurmohet për punën e bërë nga një segment suprem siç është SPAK,për arrestimin e personave të cilët kanë veshur gëzofin e drejtësisë si prokurorë,gjykatatës,shoferë dhe bashkëpuntorë të tjerë që janë quajtur aktorë që kanë marrë pjesë dhe që kanë luajtur një rol në drejtim të zhvillimit dhe ndodhjes de fakto të korrupsionit pasiv dhe aktiv gjatë ushtrimit të detyrës.Deri këtu opinioni publik është dakort dhe solidarizohet me këto veprime,sidomos ajo pjesë e atij opinioni që e ka provuar në kurriz të saj padrejtësinë që u është bërë nga njerëz apo individë të caktuar të sistemit të drejtësisë,që jo rrallë herë kanë dhënë vendime tendencioze dhe të pa drejta,nëpërmjet manipulimit të provave dhe hapësirave që lejojnë në përgjithësi aktet ligjore të hartuara me dinakëri nga ligjvënësit e korruptuar dhe analfabetë shqiptarë.

Deri këtu për një sy të kthellët dhe mendje të pastër gjithçka duket se është në rregull,se gjithçka po funksionon mirë dhe se jepen shenja për të shpresuar se Shqipëria ka hyrë tashmë në rrugën e një shteti ligjorë dhe po forcohet dhe po i thotë evropianëve se ne po përmirësojmë një nga kushtet themelore që ju na keni vënë përpara,atë të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por po të shohim më në thellësi,këto veprime në ngutje të beniaminëve të politikës së rilindjes,janë thjeshtë një tërheqje vëmendje si dhe një frikë e padronëve të tyre,se mos ndoshta ndonjë prokuror a gjykatës i pa bindur,mbledh fakte(që janë me shumicë) si për pasurimin marramendës së politikanëve,veçanërisht të atyre që mbretërojnë permbi 8 vjet në piramidën shtetëror;,mbledh fakte për promotorët hajdutë të vjedhjeve të zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme;mbledh fakte për lidhjen e politikës me krimin e organizuar dhe krimin ndërkombëtarë; (Mane $”& Co.+ Olsi & Co.); mbledh fakte për masakrimin e bregdetit shqiptarë nga Jugu në Veri dhe së fundmi bën llogarinë dhe koston e Kështjellës së Surrelit dhe fillon një operacion individual,gjykatë-prokurori, pa prezencën e Ministrisë Brendshme, si institucioni më i pabesueshëm në duart e Lleshit e Veliut të Ramës dhe jo Lleshit të kreshnikëve të Veriut të vendit tonë;nis një aksion spektakolarë për dokumentimin,arrestimin dhe gjykimin e burgosjen e të gjithë kësaj shpure të piramidës së kalbur të shtetit shqiptarë,që jam i bindur se një ditë do të ndodhë me patjetër.Unë ndonjë prokuror apo gjykatës e njoh dhe nga afër,pasi më ka lidhur natyra e punës time më institucionet e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe me aq sa kam parë në përgjithësi,ato institucione sundohen nga njerëz të devotshëm për kryerjen e detyrës dhe dhënien e drejtësisë andej nga në të vërtetë e ka peshën e drejta e individit se për të drejtën e shoqërisë as që bëhet fjalë,pasi janë grabitur dhe po grabiten çdo ditë pronat private dhe shtetërore në bregdetin shqiptarë,pasuri të mëdha si minarale dhe pyje,kryesisht në Veri dhe kudo ku ka asete të tilla në vendin tonë.Di emra personash dhe familjesh,veçanërisht në bregdet,ku u janë grabitur pasuritë e tyre të dokumentuara dhe u janë dhënë miqëve të pushtetarëve,kanë marrë vetë pushtetarët dhe oligarkët shërbëtorë e diktues të tyre.

Prandaj e shoh me rezerva të mëdha dhe jam mosbesues ndaj drejtësisë së SPAK në këto veprime,ndoshta të nxituara dhe të shtyra nga politika për të shpëtuar lëkurën e saj.Parë në këtë kontekst i bëj thirrje faktorit të shëndoshë ndërkombëtarë(jo beniaminëve të politikës të atashuar në Tiranë) që të ndjekë këtë masakër të radhës të politikës së majtë dhe të ndërhyjë me koperenca duke çuar para drejtësisë reale aktorët keyesorë të kësaj tragji-komedie që po luhet në vendin tim.Ndërsa opozitës që ka tetë vite që zvarritet,i bëj thirrje që të ngrihet si një uragan dhe me vrullin e simpatizantëve të saj të fshinjë çdo poshtërsi që po luhet në kurriz të atij vendi nga monstra e zezë e rilindjes sajesë dhe jo Rilindjes së Vërtetë.Vetëm kështu mund e duhet të kthehen shpresat tek shqiptarët,vetëm kështu do mund të ecim drejt rrugës së barazisë dhe integrimit evropian,vetëm kështu do ta nxjerrim vendin nga baltosja e madhe që i fali komunizmi për 50 vjet dhe neokomunizmi bandit i këtyre 30 vjetëve të fundit.Është e drejta e shqiptarëve që të prosperojnë për një Shqipëri me norma e nivel evropian,është e drejta e shqiptarëve që me kthjelltësi çdo intrigant,hajdut e palaço ti vëj përpara dhe ti dërgoj të paketuar në kaushin që u takon,është e drejta shqiptarëve ta gëzojnë jetën në Shqipëri,në atë vend që ka gjitha të mirat,përveç prijësve,të mirat e një natyre të mrekullueshme që u’a fali Vetë i Madhi Zot.

50 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page