top of page

Orë letrare në shënim të Ditës së Pavarësisë...


Orë letrare në shënim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Vjenë

Hazir Mehmeti, Vjenë


Orë letrare në shënim të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Vjenë

15 nëntor 2019, Vjenë

Në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Austri u mbajt orë letrare në shënimin e 28 Nëntorit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Lidhje e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Në emër të nikoqirit përshëndeti Roland Bimo, ambasador. Ai ua uroi të pranishmëve Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, mes tjerash ai tha: “Është momenti në kujtim të gjithë atyre që sakrifikuan dhe kontribuuan në arritjen e ditës së pavarësisë. Gjithashtu kujtojmë me respekt gjithë dëshmorët e kohëve të reja që ranë për pavarësinë e Kosovës”.


Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve përshëndeti Anton Marku, kryetar i cili falënderoj stafin e ambasadës dhe personalisht ambasadorin Roland Bimo për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhënë Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit krijues të ardhur nga disa qytete të vendit dhe kryeqyteti i Hungarisë, Budapesti. Anton Marku i përgëzoi krijuesit anëtarë të Lidhjes për veprat e tyre të reja të cilat e pasurojnë krijimtarinë letrare këtu ku jetojmë e të cilat do promovohen sonte”. Programi artistik u pasurua me lojën në violinë nga instrumentisti i ri Alban Spahiu. Drejtues e rendit programor ishte Kaltrina Durmishi i cila me përkushtim dhe shije e pasuroj programin festiv të mbrëmjes. E veçanta e orës letrare festive ishte promovimi i veprave të reja nga anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve në Austri. Romani i ri Mistere të koduara nga Driton Smakaj, shkrimtar, i cili jeton e vepron në Hungari, u prezantua nga vet autori. Brumi i romanit është me motive nga ngjarjet në vendlindje në rrethanat specifike.

Promovimi tjetër ishte vepre e Xheva Salihajt me titullLegjenda e dhembjes së heshtur, krijuese e cila jeton dhe vepron në Klagenfurt të Austrisë. Rreth librit dha një vështrim të shkurtër Anton Marku. “ Falmilja Salihaj ka humbur 5 anëtarë të familjes gjatë luftës t ë vrarë nga forcat policore e ushtarake serbe. Ky libër paraqet fakte e shifra, data, argument, pra dokument i një kohe të rëndë, por të lavdishme i shkruar me objektivitet”.


Krijuesja Kimete Zahiri, promovoi librat e saja Kalëruese e dhembjeve jam redaktimin e të cilit e ka bërë Adem Gashi dhe në gjuhën gjermane Reiterin der Schmerzen bin ich,Me lexime nga krijimtaria e tyre u paraqiten krijueset/it: Ervina Toptani, Hazir Mehmeti, Violeta Alimuça, Angjelina Marku. Xhirimet filmike të mbrëmjes i bëri Ilir Xhelili. Mysafir rasti i mbrëmjes festive ishte aktori i njohur nga Kosova Çun Lajçi. Në fund nga Lidhja e Shkrimtarëve u dha koktej rasti.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri është shndërruar në vatër krijuesish mërgimtarë që prezantojnë me sukses artin letrare e artistik para kombeve tjera në Austri. Programi vjetor i Lidhjes do realizohet në dhjetor kur do mbahet Kuvendi i rregullt i saj.


35 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page