top of page

ORFEU


ORFEU

 

Më erdhe mbrëmë sërish në ëndërr,

Të përqafova me mallëngjim;

Si për çudi më shihje vëngër,

Në fole të zemrës më le trishtim!

 

Më le trishtimin për buzët e çara,

Në rozë dhe vishnjë, si thela shege;

Dikur një toskë s'e priu e mbara,

I mjeri, dashuroi një gege...

 

E unë si Orfeu do ja marr këngës,

Me telat e lirës së tij magjike;

Lulet do çelin për shkak të brengës,

Do ngazëllehen dhe bishat gotike!

 

Bishat rojtare pranë Portës së Hadit,

Do lejojnë ta hap me vargje Hyjnie;

Plandosur nga dhimbja e helmit të gjarpërit,

Të shuhet përjetë një bijë Perëndie?!

 

Me ngulm do kërkoj të t'nxjerr nga aty,

Nga Bota e Nëndheshme e mbajtur peng;

Dreqi dhe i Biri s'më ndan dot nga ty,

Në Liqenin e Zjarrtë do t'i kredh me rreng!

 

Me rrengun e një poezie Hyjnore,

Që ndoshta kthen edhe kohën mbrapsht;

Të lodrojmë të dy në lëndinat përrallore,

Si Orfeu dhe Euridika, Perëndia dashtë!

 

Mos eja në ëndërr, por në realitet.

Dhe pse dëshirën s'e realizoi dot Orfeu;

Mos harro! - në Itakë u kthye vërtet,

Te Penelopi një ditë, Odiseu...

 

Kthehu!

32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page