top of page

Oponencë Presidentit të Ukrainës


Oponencë Presidentit të Ukrainës: "gjithësesi nuk do të ketë luftë në Ballkan!



Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, paralajmërimi i Presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelensky: “Rusia po përgatit luftë mes vendeve të Ballkanit”! Ndoshta me drejtë, por në gjykimin tim pa një analizë të thelluar, kjo deklaratë e dhënë në një intervistë për mediat Afrikane (!) “bëri xhiron e globit” si dhe u komentua nga pothuaj të gjitha kryeqytetet me peshë në sigurinë globale. Po ashtu, natyrshëm që ky koment vijon të mbetet “top-news” nga Institucionet, faktorët, media dhe opinion publik në vendet e ballkanit perëndimor, përfshi në Tiranë dhe Prishtinë.

Si në çdo zhvillim, që çmoj se ka impakte mbi interest kombëtare, sigurisht e kam ndjekur me vëmendje të shtuar; jam konsultuar me ekpert/kolege në Washington, Bruksel, etj si dhe e kam analizuar me përgjegjësi shtesë edhe këtë deklaratë dhe qëndrimet që e pasuan, por kam zgjedhur me vetëdije të mos jap “opinion të nxituar” ndaj interesimit të mediave kryesore jo vetëm brenda vendit.

Arsyeja pse kam heshtur, ka qënë se përtej “masës së shpërdorimit mediatik të komentit të Presidentit Zelenski”, e gjej ndoshta të konsumuar dhe “jo shumë të mençur/gjetur”, edhe pse gjithsësi ka për qëllim të mbajë të ndezur kohezionin dhe mbeshtetjen Euro-Atlantike në perballjen stoike të Ukrainës ndaj agresionit te Rusisë Putiniste.

Nga ana tjetër, që në fillim të herës më duhet ta qartësoj se, në asnjë rrethane dhe për asnjë arsye nuk do të doja kurrësesi që sa gjetjet në këtë opinion të merren si debat me Presidentin Zelenski, aq më pak me një personalitet që 600 ditë dhe netë po mban peshën e një kombi martir në luftë. Thënë këtë, në formatin e “një replike shumë dashamirëse”, po paraqes disa këndveshtrime dhe oponencë stratagjike rreth kësaj deklarate, ose më shkurt: “pse Rusia e ka tërësisht të pamundur të hap, ndez apo përfshihet në një front të ri Lufte?, ose me konkretisht të adresoj disa mesazhe profesionale, por optimiste nëse mundet t‘i quaj kështu: “pse nuk do të ketë luftë në Ballkan”?:

Së pari, e thënë më drejtpërdrejtë, në rrethanat aktuale gjeopolitike, gjykoj që: “Rusia – Putiniste e ka tërësisht të pamundur të ndërmarre me vete (jo e jo), të ndezë fitilat, apo edhe mbështesë ushtarakisht një luftë, ose një përleshje ushtarake mes vendeve të rajonit te Ballkanit„.

Skeptikët, apo qoftë dhe egocentrikët, mund të kujtojnë ndoshta me të drejtë, që pikërisht “në grahamat e fundit të perandorisë Staliniste”, Kremlini dërgoi një detashment të motorrizuar në Aeroportin e Prishtinës (mbi 2700 km distancë !!), për t‘i dhënë një mesazh fitimtarëve të luftës në Kosovë, USA, NATO-s dhe Perëndimit: “Ariu i strukur në shpellat polare por ende nuk ka ngordhur”. Po me të drejtë edhe racionalet mund të kujtojnë se jo rastësisht kjo, ndodhi në Qershor 1999, pra vetëm 2 muaj para se Putini të pushtonte si Car i ri Kremlin (9 Gusht 1999). Protagonistët e NATO-s (fitimtarët e luftës), përkundër Gjeneralëve të kohës, e kanë çmuar si njëgabim të arsyetuar/justifikuar që e lejuan këtë demonstrim force të Rusisë në Prishtine” por që në fakt gjithësesi rezultoi nje “tolerim i padobishëm” për balancat si dhe të ardhjen e interesave gjeopolitike të aleancës Euro-Atalantike. Në fakt historia sigurisht ju dha të drejtë Gjeneralëve, por ky është një diskutim, që siç thotë populli: “pas pilafit, ose pa bereqet tashmë!

Nga ana tjetër, duhet theksuar se edhe për shkak të peshës së diskreditimit geopolitk që po përballet Rusia-Putiniste mbas ndërmarrjes neo-Naziste ndaj sovranitetit tëUkrainës, përfshirja në një front të ri lufte në Ballkan (pra në Europe, jo në Afrikë....) do të ishte një aventurë vetëvrasëse, pasi në këtë rast jo vetëm që kurrsesi nuk do tolerohej por jam i bindur që do të ndëshkohej në mënyrë shembullore nga fuqia ushtarke e Aleancës së Atlantikut te Veriut (NATO/USA).

Së dyti, është edhe një fakt tjetër, pra meqënëse Kremlini nuk e pushtoi dot as me lule, as me valle, as me tanke, as me raketa, as me bajoneta Ukrainën, por pas 21 muaj po zvarritet si terroristët e Hamasit në tunelet dhe llogoret e Zaporizhias, Oblastes, Bakhmutit, etj, pra jo vetëm ka humbur në menyrë turpëruese Luftën me Ukrainën por edhe betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale dhe fuqinë ushtarake të aleancës trans-atlantike (US/UK/NATO/BE)”.

Kështu nuk ka mbetur asnjë dilemë, as për mendjet e ndryshkura jo vetëm në Beograd, që Rusia-Putiniste, kryesisht për shkak të agresionit ndaj Ukrainës gjendet sot më e izoluar dhe më e diskretituar se asnjëherë më parë në historinë e saj. Nga 195 (përfshi Kosovën) vetëm 4 shtete (Koreja e Kim-Jong-ut dhe 3 shtete terroriste të Afrikës) e njohën këtë aventurë neo-naziste. Po për shkak të kësaj lufte rrezikon potencialisht përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e Këshillit të Sigurimit/OKB si dhe nga Gjykata Ndërkombëtare është lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit dhe për të gjithë listën e Gjeneralëve dhe oborrtarëve zullumqare rreth tij. Pra të lerë, apo dalë nga transhete e Ukrainës, dhe perfshihet në një lufte ne Ballkan me perendimin (mbi 2700 km distancë), do ishte një aventurë perverse!

Së treti, për ta parë nga një kendveshtim më relaksues këtë deklaratë dhe disa nga ato që e kanë pasuar, duhet konsideruar gjithashtu se pavarësisht “temperatures mediatike” nuk gjej pothuase asgjë të re në deklaratën e Presidentit Zelenski, pasi është e njohur nga të gjithë faktorët se Rusia për interesat (përfshi krenarinë dhe ëndrrat) e saj gjeopolitike, si historiksht por veçanërisht 24 vitet e fundit (nën sundimin e Putinit), ka bërë gjithçka që ka mundur që t’a mbajë të destabilizuar dhe jashtë axhendës euroatlantike vendet e Ballkanit.

Por po ashtu duhet nënvizuar se fatmirësisht Rusia ka dështuar, pasi në mos të gjitha vendet e rajonit, shumica dërrmuese janë tashmë anetare te NATO-s, ndersa Kosova dhe Bosnja, aspirojnë zyrtarisht anëtarësimin. Kështu mbetet vetem Serbia qe “do te pije nga tre nena”, pra edhe nga Moska edhe nga Brukseli dhe Washingtoni!

Pra aktulisht në Ballkan janë faktorë, aktorë, marrëdhenie, rreshtime, interesa dhe ambicje gjeopolitike tërësisht të tjera nga ato të para viteve 1990. Pra të ndërmarresh një aventure ushtarake apo të përfshihesh/ndezësh luftë në këto rrethana, do të rezultonte pamëdushje edhe më keq se sa mission i pamundur.

Së katerti, e kam theksuar edhe në disa vleresime të tjera me këtë subjekt, që Rusia mbasi dështoi “për të ndaluar me çdo çmim„ (edhe me grusht shteti) integrimin e Maqedonise së Veriut dhe Malit të Zi në NATO, karta e fundit ose arma e vetme për ta mbajtur të destabilizuar rajonin, apo qofte edhe për një aventurë ushtarake mbetet Beogradi. Por në rrethanat aktuale, edhe Serbia që në mbi 24 vjet po vijon të paguaj shtrenjte pasojat e një lufte me vendet e ballkanit dhe NATO-n, e ka trërësisht te pamundur ti kthehet aventures gjakatare te Milloshevicit. E parë kështu, shpresoj se edhe Serbia gjithësesi nuk do të lejojëtë përdoret pa fund si mish për top„ për interest gjeopolitike të Kremilinit !

Jo vetëm Presidenti Zelenski, me shumë të drejtë risjellin në vëmendje se riciklimi i konfliktit të pergjakshëm në Lindjen e Mesme, është produkt i Kremlinit, ku edhe arriti që nëpërmjet grupeve terroriste të prodhonte disa pikëpyetje të përgjakshme afatshkurtra mbi kundërofensivën e Ukrainës. Nga ana tjetër, kujtojmë që askush dhe në asnjë rast Serbia nuk është konsideruar si shtet terrorist, apo z. Vucic, si Bin Ladeni, apo si Kreu politik i Hamasit. Në të kundërt, ështëpërkëdhelur si faltor i moderuar nga Perëndimi”, ndërsa jane perseritur thirrjet për Beogradin zyrtar përfshi edhe për kolegët e fushës së Sigurisë Strategjike, që të mos harxhojë “kot stër koti” milarda Euro për armatime; të mos vazhdojë qasjen si shtet terrorist (Koreja e Kim Jong-ut) në zonën ndërkufitare mes dy shteteve sovrane (Kosove/Serbi); të mos drajvohet nga interesat e grupeve kriminale; por të c’militarizojë kufirin me Kosovën si dhe t’i ri-kthehet pa kushte negociatave dhe masave të mirëbesimit reciprok mes dy vendeve dhe axhendës së integrimit euroatlalntik të rajon, etj.

Nga ana tjetër, theksojmë, se Serbia nuk ka gjithësesi fuqi përballet ushtarakisht as me NATO-n jo e jo, por as me të gjitha vendet e Rajonit, edhe nëse nuk do ishin anëtare të NATO-s. Kujtojmë që Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, e kanë mundur makinerinë e përgjakshme të Milloshevicit mbas viteve 1990, ndërsa sot kanë zhvilluar kapacitete kritike për ta perballur dhe mposhtur cdo aventure te Beogradit qoftë më vete apo qoftë të mbështetur nga Moska. Për rrjedhojë, Serbia jo vetëm nuk është e kërcënuar nga askush, por askënd nuk tremb dot më, përveçëse minon interesat dhe axhendën e integrimit të vetëvetes/Serbisë.

Si përmbledhje. Thënë sa me sipër, duhet theksuar se sigurisht që ka ende delirant të (mbi) pushtëtshëm, interesa të krimit të organizuar dhe mendje të ndryshkura në Moskë, Beograd dhe jo vetëm që mbajnë ndezur fitilat e një lufte Ballkanike. Po ashtu besoj se nuk ka me as nevojë të përsërisim se Rusia - Putiniste, është le të themi “në të drejtën e saj” për të rikthyer Moskën te lavdia, interestat, apo qoftë edhe ëndrrat gjeopilitike të para viteve 1990.

Nga ana tjetër, jo vetëm Zelenski por edhe strategjisti i mirënjohur i Ballkanit, Janusz Bugajski, e sheh ende Serbinë si peng i Rusisë në Ballkan kur nënvizon se: “për të rritur peshën gjeopolitike në Europën Juglindore, Moska mund të përdorë serbët për të nisur një luftë të re me fqinjët e saj”. Prandaj, për aleatin e vetmuar strategjik të Rusisë në rajon, pra Serbinë, ashtu si dhe Ne/çdokush kemi të drejtë të adresojme disa pikëpyetje për Beogradin zyrtar:

1. “Përse shpenzon (në fakt shpërdoron) më shumë se 1 miliard € në vit për mbrojtjen ?; përse armatoset deri në dhëmbë (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S dhe Kineze FK-3?; nga kush rrezikohet (askush) dhe kë vend sovran kërcënon Serbia (në fakt Kosovën)?!


2. A nuk është marrëzi delirante që për interesat e Moskës, apo grupeve kriminale, Beogradi të kërcënojë teresine territoriale të Kosovës dhe trupat NATO-s/KFOR me mision atje !? A nuk është (vetë) diskredituese edhe diplomatikisht kur Ambasadori Rus në Beograd inspekton njësitë e ushtrisë serbe në kufitë e një shteti sovran/Kosovës !? ndersa beogradi akuzon Kosovën se kërcënon “ekzistencën e pakicës Serbe në veri”, krejt të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Gjeorgjisë (2008); në 2014 dhe mbas Shkurtit 2022 ndaj Ukrahinës!


3. Për më tepër, e përsëris se krahas rraskapitjes turpëruese që sigurisht e pret këtë dimër në Ukrainë, Rusia – Putiniste e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front të ri lufte në Ballkan duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të korruptuar apo ekstremistët e tipit Dodik …!?

Përkundër këtij paralajmërimi, demostrohet edhe mesazhet e forta nga Washingtoni: “USA mbeten të përkushtuara për të mos lejuar një luftë në Rajon”. Ndërsa vetëm dy ditë me parë, gjatë vizitës në rajon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti, se:Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsësi se jemi të kujdesshëm dhe po vëzhgojmë nga afër” si dhe një mesazh shpresëplotë edhe nga BE: “kjo situatë, na tregon edhe më shumë që përparimi në rrugën e BE-së është ekstremisht i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen e rajonit te ballkanit perëndimor”.

Në shtesë, përtej kësaj deklarate si dhe përkundër riciklimit të luftës dhe shpërdorimit të Beogradit për interesat e Rusisë – Putiniste, 24 vjet mbas çlirimit të Kosovës, besoj edhe më fortë se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetarëve të Kosovës & Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike për 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Nga ana tjeter, theksoj edhe njëherë se: “humbja turpëruese e luftës, kolapsi ekonomik dhe diskreditimi ndërkombëtar, përfshi në Ballkan që e pret Rusinë-Putiniste mbas Ukrainës, mbetet një rrethanë (por jo dhuratë) e favorshme gjeopolitike në dobi të faktorizimit të RSh në tavolinat e dialogut dhe vendimmarrjeve të mëdha (SHBA/NATO/UN) si dhe për të mbrojtur dhe zhvilluar interesat mbarëkombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”!

Thënë sa më sipër, e çmoj në kohën e duhur që në kapacitetin e një Eksperti (besoj jo te panjohur) me eksperiencë në çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit, NATO-s etj do t’i këshilloja publikisht dhe vllazërisht faktorët dhe aktorët në Tiranë dhe Prishtine: të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore” për ti dhënë jetëPatformës së Partneritetit Strategjik = Dy Shtete sovrane një Komb i vetëm”, duke konfirmuar në Washington, Bruksel, etj se “edhe pse e vonuar” kjo qasje nuk kërcënon asnjë vend, përfshi Serbinë, përkundrazi do të kontriubojë si balancë racionale për paqen afatgjatë dhe Integrimin Euratlantik të popujve dhe vendeve te rajonit”.

* Ekpert për Sigurisë Kombëtare, Rajonin & NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; si dhe ish:

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA dhe

Përfaqësues Ushtarak i RSh në SHAPE/NATO.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page