
„Olimpia Bakery“ e Artan Salijasit në Margate e nominuar për Business Award
Në Margate me investimin e Artan Salijasit ka marë jetë prej kohësh „Olimpia Bakery“. Ky biznes vetëm pak kohë më parë u nominua për „England Business Award 2024“. kjo tregoi se emri i tij është tashmë një emër mjaft i dashuruar me klientët e shumtë që preferojnë kafenë, ëmbëlsirat dhe produktet etjera ekskluzive të këtij investimi. Kjo tregohet dhe nga komentet eshumta pozitive që janë shkruar online për të. Ja njëri prej tyre: „Njerëz, normalisht nuk do të postoja diçka të tillë. Unë jam një fans i fortë i Greqisë, kam afro 30 vjet që shkoj në ishullin grek të Zantes, madje vajza ime u martua atje 2 vjet më parë. E hapur së fundmi „Olimpia Bakery“, Margate, kështu që sot unë dhe gruaja ime e provuam, gjithçka që mund të shoh është 'WOW', atmosferë e bukur, ushqim i mrekullueshëm, madje edhe ëmbëlsira të blera për t'i sjellë në shtëpi dhe mund të them, byreku më i mirë që kam shijuar ndonjëherë. Kushdo që ka vizituar Greqinë dhe ka shijuar ushqimin atje, duhet të provojë këtu. Kështu që uroj që ata të hapin një dyqan edhe në Broadstairs.“ (C.H.) Ndërsa L. M. komenton: „Plotësisht dakord. Më pëlqen të shkoj atje për t'u takuar me miqtë e mi. Gjithmonë i llastuar për zgjedhje“

Nga „Olimpia Bakery“ thuhet se "Ne jemi një bakery e specializuar greke e drejtuar nga familja në zemër të Margate, e vendosur 5 minuta më këmbë nga bregu bregdetar Margate. Ne u krijuam në shtator 2022, duke ofruar pasta, ëmbëlsira, sanduiçe dhe kafe të sapopjekura. Të gjithë janë të mirëpritur ngrohtësisht nga ora 6 e mëngjesit - Ora 20:00 çdo ditë - për t'u ulur brenda ose jashtë (ose edhe për t'u larguar nëse preferoni Shpresojmë t'ju shohim ju adhurues të greqishtes dhe evropianëve), ne i kemi edhe ëmbëlsirat!"
Kështu dhe ne shijuam në vizitën tonë disa nga produktet e „Olimpia Bakery“ dhe natyrisht me rekomandimin e një kolegu grek, që na u mburr se produktet greke ishin tashmë në Margate. Por, ndërsa hymë brenda natyrisht që dëgjuam të flitej shqip. Pronari është shqiptar, natyrisht dhe të tjerët, ose shumica që punojnë tek „Olimpia Bakery“. E kështu edhe pse ka emrin e tillë pra „Olimpia Bakery“ ky biznes mjaft i dëshiruar në Margate flet shqip dhe është pronë e shqiptarëve të ardhur nga shteti fqinj i Shqipërisë, ku ata emigruan vite më parë, para se të vinin në ishull.

Comentários