Fatmir Terziu
Shqipëria votoi më datën 6 mars 2022 në gjashtë bashki. Për këto zgjedhje të pjesshme, u votua në 940 qendra votimi. 654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Dhe pas votimit vetëm një kandidat i dalë nga „Shtëpia e Lirisë“ e koalicionit të ndërtuar prej ish Presidentit Sali Berisha ishte fitues nga e djathta shqiptare. Të pesë të tjerët morën ngjyrën e qeverisjes aktuale qendrore, që në fakt i shkojnë kryesocialistit shqiptar më jetëgjatë në pushtet, Edi Ramës. Kjo e afron dhe e bën konkurent atë me Viktor Orbán. Viktor Orbán shkon në zgjedhje, pasi Hungaria e tij shkon në zgjedhje jo të pjesshme, për të përgjithshme muajin e ardhshëm. Edhe pse Viktor Orbán, duket tani lideri më jetëgjatë i BE-së, që kërkon një mandat të katërt radhazi si Kryeministër, duket se në rrugën e tij është dhe homologu shqiptar, pasi gjasat zgjedhore nga kahu i Opozitës shqiptare ende janë në gishtat e butë dhe inatçorë të Bashës dhe kahut tjetër që tashmë vërtetoi dhe një herë se ka shumicën dërmuese opozitare. Orbán ka dominuar politikën hungareze për 12 vitet e fundit, duke kryesuar mbi super-shumicat në parlament dhe duke riformuar Hungarinë sipas imazhit të tij, ku ngjashëm ka bërë dhe homologu i tij Rama. Dhe ky është tashmë në sfondin global, nga Kryeminstri shqiptar Edi Rama dhe po aq nga ai hungarez Viktor Mihály Orbán.
I pari është një ish-ministër i Kulturës, një ish-kryebashkiak, uzurpues dhe spastrues i PS-së dhe Kryeministër në mandatin e tretë, ndërsa ky i fundit është një politikan që ka shërbyer si kryeministër i Hungarisë që nga viti 2010, më parë duke mbajtur detyrën nga viti 1998 deri në 2002. Orbán ka kryesuar forcën politike Fidesz, një parti politike kombëtare konservatore, që nga viti 1993, me një pushim të shkurtër midis viteve 2000 dhe 2020. Dhe ndërsa shkruan për Orbán duket se ke shkruar dhe për Ramën. Janë thuajse nga e njëjta staturë. Në Shqipëri në zgjedhjet e parakohshme lokale, përveç ndonjë paterice gojore nga Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, për Bashën e zyrën e tij në PD, nuk pati ndonjë detaj interesant, sikurse thuhet të jetë gara hungareze këtë herë, që është afër dhe vëzhguesit në të gjithë Evropën kanë shfaqur një interes të madh.
Pra, ndërsa në Shqipëri ende ajo opozitë e copëtuar është në djepin e përgjumur të Bashës, dhe pjesa tjetër ndodhet nën kërcënimin e pakuptueshëm të DASH në lidhje me non-gradën e Berishës, por që ka një dominim të madh besimi pas një koalicioni të „Shtëpisë së Lirisë“, në Hungari është formuar një koalicion opozitar, që shtrihet nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme, përballë një kryebashkiaku konservator të një qyteti të vogël, Péter Marki-Zay. Sfondi duket i vendosur.
Në kahun e „Shtëpisë së Lirisë“ vazhdon akumulimi mes një beteje midis SHBA-së dhe këtij koalicioni të kryesuar nga Berisha, në Hungari është mes një beteje të ashpër midis Budapestit dhe Brukselit mbi shkeljet e supozuara të 'sundit të ligjit' nga qeveria hungareze, ku media perëndimore i cilësoi zgjedhjet si një betejë kyçe midis institucioneve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij më sovraniste, anëtare të krahut të djathtë.
Më pas ndërhyn historia. Ndërsa Shqipëria nuk ndan kufi me Ukrainën, por ka rolin e vetë në krahun e Perëndimit dhe SHBA-së, dhe kështu pushtimi rus i Ukrainës, me të cilën Hungaria ndan një kufi prej 85 miljesh, ka ndryshuar sigurisht gjithçka, pasi refugjatët mbërrijnë dhe lufta shpërthen sërish në kontinent. Por konflikti ka nxjerrë në të dy vendet në pah edhe pozitën e vështirë që këta kombe të Evropës kanë pasur kohët e fundit në politikën evropiane.
Kryeministri shqiptar Rama luan ndoshta ngjashëm edhe në këtë situatë me kryeministrin hungarez, i cili duke folur në Budapest javën e kaluar, ndërsa forcat e Vladimir Putin kaluan kufijtë në Ukrainë dhe u larguan nga bota të tronditur, ministrat dhe zëdhënësit e Fidesz ishin të shpejtë për të dënuar pushtimin dhe për të theksuar angazhimin e tyre për unitetin e BE-së dhe për të sfiduar nocionin që partia e tyre është shumë e dashur me Putinin.
Tek Rama procesi i „Ballkanit të Hapur“ që e mbante si një arsye të lidhur ngushtë me SHBA-në, tashmë ka dalë boje, pasi partneri i tij serb Vuçiç ka dalë hapur në krah të Putinit. Në krahun hungarez, marrëdhëniet relativisht të ngushta të Hungarisë me Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin energjetik, shpesh janë portretizuar si të dyshimta në shtypin e Evropës Perëndimore.
Një artikull i „Politico“ javën e kaluar deklaroi emrin e Viktor Orbanit si një nga 'miqtë evropianë të Putinit' i cili tani pritej të 'hante fjalët e tij'. Disa ditë më parë, një thashethem i pabazë bëri xhiron e mediave, duke sugjeruar se Hungaria mund të bllokonte sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Rama, natyrshëm nuk mund ta bëjë një gjë të ngjashme, por tashmë është zënë ngushtë, ndaj me vrap udhëtoi në territoret arabe duke i lutur sheikët e asaj treve, që të shkelin dhe të hedhin sytë në territorin e Shqipërisë për investime.
Prandaj le të mbesim me një sy tek Hungaria, që natyrshëm për këtë rast të gjithë nga qeveria e kundërshtuan shpejt këtë thashethem. “Ne dënojmë agresionin rus, i cili po shkel ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin e një shteti të pavarur”, thotë Balázs Orbán, drejtor politik i kryeministrit (nuk ka lidhje), duke folur vetëm disa orë pas fillimit të pushtimit të plotë. “Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë të bashkuar me partnerët tanë evropianë dhe të NATO-s.
“Hungaria nuk ka marrëdhënie të veçanta” me Rusinë, thotë Zoltán Kovács, Sekretari i Shtetit për komunikimet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke qenë se pjesa më e madhe e Evropës është e varur nga gazi rus, ai akuzon vendet e Evropës Perëndimore se kanë disa "lloj politikash me fytyrën e Janusit me Rusinë, duke ndërprerë marrëveshjet e mëdha në sfond", ndërsa kritikon Hungarinë për marrëdhëniet e saj me Rusinë. Këtë e bën ama shpesh dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe gjithë të punësuarit e tij. Më shumë e ngerën zërin kur ndonjë e vërtetë shpërthen nga ana e Berishës, apo dhe më së shumti me gjasa shpotative të thekura nga ana e Presidentit Meta.
Por, pavarësisht nëse po flasim për diktatet teknokratike, ose për mini-revolucionet kulturore që fryjnë nga Anglosfera, Rama dhe Orbán janë të prirur t'i rezistojën çdo imponimi të jashtëm mbi demokracinë dhe mënyrën e jetesës së dy vendeve. Kjo sigurisht, se sa demokratike është në të vërtetë si e ashtuquajtur demokraci joliberale, mbetet një temë e diskutueshme ashpër. Rama dhe Orbán kanë disa pyetje serioze për t'iu përgjigjur lidhur me korrupsionin dhe pronësinë e medias. Është e qartë se ajo ka përdorur super-shumicën për të riformuar institucionet në interes të tyre. Por nuk duhet të shpenzosh shumë kohë në mjediset e dy vendeve për të kuptuar qartë se kjo nuk është ajo që thuhet si diktatura e errët e ëndrrave të ethshme të gazetarëve.
Kjo lloj politike po transformohet para syve tanë. Edhe në në këta javët e fundit kjo lloj politike është pjesë e aktrimit, e cila ka parë mjaft aktorë, madje dhe të rolit Rama që lëvizte duart në takimin me Johnson në Londër gjatë takimit të BERZH. Sidoqoftë këto ishin dhe janë javë në të cilat ndodhën dekada. Njëra pas tjetrës, siguritë e vjetra janë kthyer në kokë. Implikimet gjeopolitike të pushtimit rus të Ukrainës sigurisht që e bëjnë telajon me ngjyrime të tjera sforcohet të duket relativisht i parëndësishëm. Por ndërsa BE-ja përpiqet të njollosë autoritetin e saj dhe të ribëhet nën hijen e luftës, përbuzja e saj e brendshme për sovranitetin kombëtar nuk ka gjasa të bjerë anash.
Comments