top of page

OBJEKTIVI REAL I NJË LETRE



Nga Timo Mërkuri

Hasja e shkrimit: Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti hesht para kërkesës së Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” të F. Çaushit në gazetën Telegraf të datës 18 Gusht, 2023 më krijoi ndjesinë e përballjes me diçka të besdisëshme në mes të rrugës ndaj fillimisht synova ti shmangem, por rastësisht një fragment aty nga fundi më tërhoqi vëmëndjen, ndaj nisa ta lexoj me një lodhje që më shtohej pas çdo rreshti.

I-Letërshkruesi (në takim me znj Ministre), duke e prezantuar veten si: “autori i zbulimit të dosjes së ”isopolifonisë”,” i “parashtroi në esencë problemet kryesore që përmbante dosja” e zbuluar prej e tij, ku : në dosjen e dërguar nga shteti shqiptar në UNESCO për vlerësimin e këngës sonë polifonike me iso gjasme ishte shkruar se: a) “kënga jonë e ka origjinën nga kënga e sirenave” dhe varianti tjetër: b)-“kënga jonë e ka origjinën nga muzika kishtare bizantine”, por pa paraqitur asnjë provë dokumentare për këtë.

Që këto dy “probleme” egzistojnë jo në dosje por në mëndjen e tij kjo ëshstë tepër e dukëshme pasi “zbuluesi” nuk paraqet asnjë provë dokumentare, por vetëm hamendësime të stërvjetëruara, të cilat i kemi kundërshtuar me fakte dhe dokumenta të publikuara në gazeta dhe portale të shoqëruara me fotografi provash, madje unë i kam përfshirë te libri im “Origjina e këngës iso-polifonike dhe ballafaqimet rreth saj” shtypur në ASD Studio Tiranë 2023, të cilin ja kam mundësuar letërshkruesit ta lexojë, pavarësisht se kam patur dyshimin tim në se ai është në gjëndje të kuptojë se çfarë thuhet në ato, por pikërisht sot mendimi im avancoi më tepër, ndaj mqse objekti i shkrimit tim nuk është debate mbi ato, unë nuk do ti ripërsërit argumentat e mia. Sot do flas për letrën dërguar ministres Margariti, etikën dhe objektin e saj real.

II-Pavarësisht se letra i drejtohej Ministres së Kulturës, gjë që kërkon një etikë dhe kulturë të shkruari, duke perifrazuar stilin e letërshkruesit, këtë letër do ta cilësoja: “Asgjë e re nga fronti i baltosjes”. Po ai fjalor vulgar me shprehjet: shëmtirë, falsifikime dhe përçudnime, antikombëtare, antishkencore, antihisto-rike, diversion, falsifikues, mësues matrapaz, gazetarë të dështuar, opinion çoroditës, mercenarë të X, falsifikator, mediokri, i përlyeri në shërbime të huaja, vogëlani etj. plot njëzet e pesë epitete të tilla fyese, disa të përsëritura nga dy tri herë, sa që gjatë leximit të krijohej përshtypja se letra ishte shkruar me baltë, e cila të ndotëte jo vetëm duart por edhe shikimin. Dikush duhet ti thotë këtij njeriu se të shkruarit është së pari etikë, kulturë dhe dije, pasi shkrimi vërtet është përgjegjësi personale,por efektet e tij janë shoqërore..

Megjithëse unë isha mes të cilësuarve me këto epitete, çuditërisht në vend që të mërzitesha buzëqesha, sepse mu kujtua fjala e Vittorio Feltri që thoshte: “Kur më shani më bëni nder, pasi tregon se nuk kini argumenta të më kundërshtoni”.

III-Më sa kuptohet nga letra Ministrja e ka pritur dhe dëgjuar me vëmëndje e respekt grupin e shoqatës “Labëria”që i kishte kërkuar takim, mes të cilit bënte pjesë dhe letërshkruesi dhe konform detyrës e kopetencave u është përgjigjur se: “Për këto shqetësime që ju ngrini, ajo: do ngrinte një grup pune që të grumbullonte polemikat, ti studionte dhe ti paraqiste një material”.

Përgjigja e znj Ministre është tepër korekte, por letërshkruesi nuk është dakort , ndaj i “kthehet” Ministres: “Ç‘nevojë ka ngritja e një grupi të tillë?, Çfarë do sjellë ky grup? Ne erdhëm tek Ju, e nderuara Margariti, për t’ju ndihmuar!” dhe pasi e “ndihmoi” , i komunikoi: “ Me aprovimin dhe firmosjen e dosjes në UNRSCO, prej Ministrisë Kulturës, Ju jini në një krah me V. T., duke u vendosur kundër shoqatës “Labëria” dhe popullit shqiptar”, madje shpall: “Kështu (ju, znj Margariti) vini në pikëpytje zbatimin e detyrës tuaj”, thua se ky i jep dhe kontrollon zbatimin e detyrave Ministres. Madje me cilësinë e “zbuluesit” deklaron “faktet”: “V. T. ka shpërdoruar detyrën…, po kështu edhe Ministria e Kulturës ( ka shpërdoruar detyrën), duke e firmosur dosjen për në UNESCO me difekte parimore” dhe ja argumenton këtë shpërdorim detyre me faktin se: “Mungon në UNESCO kënga e sirenave dhe transkriptimi i vajtimeve të tyre në pentagram..” duke harruar që sirenat janë mite, që përcjellin mesazhe dhe jo realitete që përcjellin melodi, mbi të cilat të pretendohet origjina e çfardo kënge.

Zbuluesi ynë vazhdon në formë provokative: “E besoni Ju Znj. Margariti, se kënga polifonike e popullit shqiptar është produkt i sirenave? Nëse e besoni, shpalleni publikisht dhe mbyllet debatet” dhe po provokativisht shtron pyetjen “Nuk e ka nivelin kulturor dhe intelektual, Ministria e Kulturës, për të realizuar këtë diversion që përmban dosja, apo noton në ujrat e opinioneve të V. T. dhe mercenarëve të tij?”.

Dikush duhet ti thotë këtij njeriu se Ministria punon në bazë të një Programi Qeveritar dhe jo në bazë të detyrave që i ngarkon “zbuluesi” apo në bazë të konkluzioneve të “simpoziumeve” të çfardo shoqate atdhetare, kulturore, e cila nuk ka as kopetencat dhe as kapacitetet që të nxjerrë konkluzione shkencore e jo më që ato të jenë të detyrueshme për ndonjë antar të kabinetit qeveritar.

IV-Letërshkruesi i kërcënohet Ministres: “Ne kemi bindjen, se qëndrimi i juaj abstenues ndaj dosjes së UNESCO-s, është thjesht zbatim detyrash që u janë komunikuar nga forca madhore, (kush janë këto “forca madhore” xhanëm) ndryshe Ju, nuk mund ta kompromentoni personalitetin tuaj me “isopolifoninë “!

E patakt dhe vetëdemaskuese është replika e letërshkruesit më Zv/Ministren znj Meri Kume, e pranishme në takim, e cila “guxoi” të shprehej se: “Ne nuk mund ta ndryshojmë emërtesën iso-polifoni” dhe ti propozonte që Shoqata “Labëria” të pregatiste një dosje tjetër dhe në vitin 2027 të tentohet të pranohet propozimi i saj në UNESCO. Letërshkruesi jo vetëm që nuk e ka pëlqyer këtë propozim të zv/Ministres, por i revoltuar me Zv. Ministren, i kthehet përsëri Ministres: “Kjo “rrugë-zgjidhje”, e nderuara Margariti, nuk e eliminon dosjen aktuale”!

“Eleminimi i dosjes aktuale” shprehet letërshkruesi, këtu pra, fle lepuri, jo te emërtimi “iso-polifoni” (polifoni me iso). Problem dhe synimi i tij është eleminimi i dosjes shqiptare në UNESCO, frazë me të cilën “lepuri” jo vetëm “që ngriti veshët” por doli hapur në “sheshmejdan” duke kujtuar se do ndeshej me lepurushe, pse nuk ja priste mëndja që ti dilnin përpara dy luanesha, duke thënë se: “dosja aktuale, që ndodhet në UNESCO, duhet të shkulet me rrënjë, e bashkë me të edhe titulli “kryevepër”.

Duhet të shkulet …dosja dhe..titulli “kryevepër”,! Çfarë urrejtje paska ky njeri për këngën iso-polifonike (Polifonike me iso, vënçe) të shpallur nga UNESCO kryevepër shpirtërore e njerëzimit! Këtu kuptohet se thelbi i gjithë përpjekjeve të tij është heqja e çertifikimit të këngës sonë nga UNESCO si kryevepër shpirtërore e njërëzimit.

Ky gjasme “patriot i madh” ka vetëm këtë mision, heqjen e titullit “Kryevepër shpirtërore e njerëzimit” këngës sonë, titull që e lartëson botën shpirtërore dha artin gojor shqiptar, që nderon kombin tonë. Këtë nismë e justifikon se ajo gjasme është çertifikuar si e prejardhur nga kultura greke (sirenat dhe koret kishtare), prandaj UNESCO duhet tja heqë urgjentisht Shqipërisë dhe tja japë shtetit tjetër (Greqisë). Këtë objektiv e ka shprehur hapur edhe te shkrimi i tij “Mercenarët e isopolifonisë në veprim” botuar te gazeta Telegraf dt 15 Nëntor 2022 ku, duke ju drejtuar Mjeshtërit të Madh Roland Çenko shkruante: “ V.T ka futur në UNESCO për llogari të Shqipërisë një kulturë që i përket një populli tjetër, popullit grek”.

Synimi i tij dhe i një grupi “patriotësh” dumbabistë është që ti bëjnë presion ministrisë dhe qeverisë me të gjitha format dhe mjetet që ajo, qeveria shqiptare ti drejtohet zyrtarisht UNESCO me kërkesë për anullimin e çertifikimit të këngës sonë polifonike me iso si kryevepër shpirtërore e njerëzimit, tja japë këtë çertifikatë Greqisë sepse gjasme kënga “Polifonike me iso” është greke.

Kjo është arsyeja që pavarësisht se ai nuk ka asnjë prove, asnjë fakt dhe asnjë argument, i mëshon idesë se ajo “kënga iso-polifonike” (polifoni me iso) është regjistruar në UNESCO si e prejardhur nga një kulturë tjetër (greke), duke shpërfillur faktet që shkencëtarët tanë, (madje më shumë se kushdo akademiku i sulmuar prej tij) paraqesin dhe shprehen për origjinën shqiptare dhe vetëm shqiptare të këngës sonë iso-polifonike (polifonike me iso). Ja që në këto çaste mu kujtua historia e hajdutit që nisi të bërtiste “kapeni hajdutin” pikërisht para se të realizonte vjedhjen? Mos u habisni nesër kur ky letërshkrues të propozojë ta heqim dhe shqiponjën dykrenore nga flamuri se paska origjinë bizantine, ta heqim dhe Skënderbeut titullin “Hero Kombëtar” se mqse ai u shkollua në Turqi dhe erdhi nga Turqia, qënka “spiun i Turqisë”. (sikur janë dëgjuar dhe këto akuza apo jo?) Mos u habitni me këtë misionar që kërkon shëmbjen e bedenave të identitetit tonë kombëtar..

V- Dikush do më thotë: Ai e ka debatin me Ministren, ti ç’hyn në këtë mes? Sinqerisht që unë s’doja të hyja fare, por ja që ai vetë më futi në debat, madje tinëzisht. Te fraza e fundit e letrës së mësipërme ai shkruan gjasme “pafajësisht ” : “Dosja e futur në UNESCO, duhet të hiqet urgjentisht, sepse veç të tjerash, konfirmon “zbulime” të llahtarshme, sikurse është “prejardhja” e Polifonisë Shqiptare prej vajtimeve. Vajtimet, janë edhe në traditën shekullore të popullsisë së zonës veriore të Shqipërisë, gati të njëjta, por nuk ka polifoni tre dhe katërzërëshe, sikurse në Jug”.

Këtu as më pak dhe as më shumë e ka fjalën për librin tim “Origjina e këngës iso-polifonike dhe ballafaqimet rreth saj” ku unë shpreh, mbroj dhe argumentoj me fakte tezën e origjinës së këngës sonë iso-polifonike nga ligjërimi mortor i nënave dhe motrave shqiptare, tezë e cila bie në kundërshtim me idenë e tij (shprehur në Simpoziumin e shoqatës Labëria) se ajo (kënga vënçe) e ka origjinën nga lebërit e vetmuar kur mendonin hallet në kullotë apo pinin raki.

Që tja sqaroj argumentat dhe provat e tezës sime në këtë shkrim është e kotë. Kur ai nuk kuptoi Prof. Ramazan Sokolin kur thoshte se: “.. atje ( poshtë Shkumbinit. Cit. im. T.M) ndihet dhe isoja se bashku me veçoritë e tjera polifonike” (“Folklori muzikor shqiptar-morfologjia”, Tiranë, 1965, f.127), kur ai nuk kuptoi se termi “polifoni” muzikalisht do të thotë shumë zëra solo, (marësi, hedhësi dhe kthyesi) ndërsa iso nuk është zë solo por zë grupi, arkaik, që përfaqson miratimin popullor të polifonisë, kur nuk kuptoi se kënga jonë vënçe është bashkimi i polifonisë me iso-n, ju siguroj unë se ska për të kuptuar gjë nga sa shkruajta më sipër. Ai nuk ka dijeni për këngën “Vajtimi i Ajkunës” etj. që ti kuptonte mesazhet e kësaj kënge-vajtim, ai kurrë nuk i ka kuptuar këngët e nizamëve (Mbeçë more shokë, mbeçë me atë “klithmën” vajtimore oiii etj.). Ai nuk e kupton se arti gojor është produkt i zhvillimit shoqëror në kohë dhe vende të ndryshme, ku në zonat e veriut, për vetë kushtet e jetesës së izoluar u zhvillua tipari solo i këngës, duke mbartur dhe “ftesën” për kolektivitet në elementë të saj. E kini të kotë, ai s’kupton apo s’do të kuptojë asgjë nga etnokultura. Ai interesohet vetëm që të shembë bedenat e kështjellave të identitetit shqiptar dhe flamujt e arritjeve të popullit tim.

Sa për ministren Margariti unë nuk e njoh, por dhe ajo ska nevojë për mbështetjen time. Qënka kapedane vajzë.

Sarandë, më shtator 2023

16 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page