top of page

O SHENJTI KRISHT, LINDUR NË DHJETOR


Vullnet Mato

Vullnet Mato


O i shenjti Krisht, i lindur në dhjetor, na ndihmo ne besimtarët e tu të gjorë, të shohim qartë rrugën e vërtetësisë, të gjejmë paqen e shpirtit të mirësisë!


Sepse prej njëzet shekujsh, para biblës, mallkojmë lëngatat e kryqëzimit tronditës, që pësuat ju, o bir i Zotit, nga farisenjtë. dhe lutemi para bëmave në librin e shenjtë;


Por harrojmë, se të liqtë na ngjiten përsipër, na poshtërojnë dhe na nëpërkëmbin tinëz, në kohën e sotme, na shkelin mbi kokë, dhe na gozhdojnë shpirtrat tanë mbi tokë...


Vijmë në botë e shkojmë, pa mbaruar nata, kur të liqtë, marrin shkëlqime e dekorata, ndërsa ne, na shuhet në jetë, para kohe ylli. dhe përfundojmë nëntokë, si humus pylli.


Edhe sa kohë do çajnë me padrejtësi të liqtë, të na flakin në zjarr, e mbërthejnë në kryq? Kur askush nuk falet, të ndezë qirinj për ne, që mos të na shkojë jeta, si tufat me re?


Na mëso si t’i dallojmë, ata që na gënjejnë, për qëllimin që i zgjedhim, të na shërbejnë!... Të jenë të barabartë, si i thjeshti me të thjeshtin, të mos vjedhin, për t’u varfëruar njerëzit!


Ndihmona të kuptojmë, se ne kemi në dorë, mos besojmë, kur premtimet tundin këmborë, dhe të mos shesin votën, të zgjidhen sërish, se pastaj do durojmë të varfërohemi dyfish!


O i shenjti Krisht, i lindur në dhjetor, na ndihmo ne besimtarët e tu të gjorë, të shohim qartë rrugën e vërtetësisë, të gjejmë paqen e shpirtit të mirësisë!...


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page