O MOJ VLORË! E BUKURA VLORË!
Për DITËN E PAVARËSISË
(poezi jubilare)
Nga Përparim Hysi
O moj VLORË! E bukura VLORË!
O qyteti i PAVARËSISË!
Vij të puth me këmbë e dorë
TY dhe ISMAIL BUKURISË!
Se ti, moj VLORË, më je NËNA
Dhe si mund të të harrojmë?
Kush s'të do, kancer me gjëmba!
Gjithë SHQIPTARËT e mallkojnë.
ISMAIL QEMALI qe ai BURRI
SHQIPËRINË më vete shpalli
Vuri buzët tek FLAMURI
A harrohet F L A M U R T A R I?
Ai është BABAI i KOMBIT
Që u thinj për SHQIPËRINË
Ditën e njëzet e tetë nëntorit
Ne festojmë PAVARËSINË.
Nesër plot njëqind e shtatë vjet
Plot një shekull edhe ca
Por s'harrohesh për jetë
Ty të kemi si BABA!
Rrron i gjallë në zemrat tona
Nga një brez tek brezi tjetër
Rron sa do rrojë VLORA
Dhe nuk kanë për të vdekur
Dhe kur vijmë më njëzet e tetë,
Dhe kur vijmë aty, në VLORË!
Buzët vëmë mbi monument
Për ata që ranë therorë.
I kujtojmë një nga një
ISMAILI s'qe i vetëm
Brohorasim me një zë:
- Do të rroni për tërë jetën!
Ti, moj VLORË, je Katragjyshe ISMAILI - KATRAGJJYSH! Pa më thuaj:- A bëjmë do ndryshe Që mos ju duam p ë r j e t ë s i sht?!!!
Tiranë,27 nëntor 2019
Opmerkingen