top of page

Nëna ime lexon poezi


George Gospodinov

Nëna ime lexon poezi


2 pako peta të gatshme të tullura hollë

2 filxhanë kafeje gjalpë i shkrirë

një kilogram mollë

1 filxhan thërrime biskota

1 filxhan arra të shtypura

2 filxhanë kafeje sheqer

1 pako pluhur kanelle.


Lan mollët, i qërron

dhe u heq farat, i pret

në shirita të mëdhenj, i përzien

me sheqerin, arrat e shtypura

dhe kanellën.

Merr një petë të tullur hollë,

e lyen atë

dhe e mbulon me një petë tjetër.

Përhap pak nga përzierja e mollës

mbi to dhe i rrotullon

prapë së bashku. Përsërit

me petët e tjera të tullura hollë.

I lyen dhe i pjek

në nxehtësi mesatare, deri sa

pjesa e sipërme është e kuqe,

dhe pjesa e poshtme rozë.


Kur e pjek, rrotullama është një ëmbëlsirë,

por tani për tani është ende një poezi.


Përktheu: Fatmir Terziu


Shënim: Georgi Gospodinov është shkrimtar, poet dhe dramaturg me banim në Sofje, Bullgari. Ai është një nga autorët bullgarë më të përkthyer pas vitit 1989. Gospodinov ka katër libra me poezi të vlerësuara me çmime letrare kombëtare. Së pari, libri i tij „Lapidarium“, fitoi Çmimin Kombëtar të Debutimit.

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page