Për herë të parë shkova ne Çajup atje ku ka lindur vëllai im Lefter Çipa, së bashku me një pjesë të asamblit “ Bejkë e bardhë” dhe shumë grupe të tjera si Zagoria, Lunxhëria, Cfaka Gjirokastër, grupi i Delvinës dhe grupi i Nazif Çelës, Golikut dhe Hysos. Kënduam shumë këngë por edhe këngët e tij “ Tundu bejkë e bardhë tundu” dhe “Këngët e atdheut tim” . Aty nga ai shesh ishte marrë majaja e këngëve të Pilurit. Shpresojmë se i ka dëgjuar se fusha e Çajupit dhe lëndina e parajsës besoj se s’kanë ndyshim. Aty në çastet kur kënga dhe gëzimi janë në qafën e qejfit u krijuan edhe këto vargje:
Në Çajup ku bota hapet Kam ardhul me yjet falem
Fushë e bukur si unazë Më je ëndër apo vajzë?!
Vetull hollë e qerpik gjatë Ballin diell faqen kartë
Rreth gushës mbështjell ylberin Shpirtin këngë të Lefterit
Yjet zbresin lajnë syrin Njerzit ngjiten krehin shpirtin
O ti shesh i dashurisë Nëpër zemra lëshon shtizë
Sytë që shkrep bukuria Lunxhëria , Zagoria
Në të tilla vënde rafsha Si Çajupi dhe Parajsa
Comments