top of page

Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë


Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë

( cikël me poezi)


1.Në zemër Në zemër më kumbon një muzikë e fshehtë Nën ritmin e kësaj muzike,kërcejnë ëndrrat e mia Pyes veten:- Çfarë muzike vallë do të jetë? Dhe vjen përgjigja:-Është nga dashuria. Se njeriu nuk kënaqet kurrë me atë që ka (Jepini një gjë dhe prapë kërkon një tjetër) Ndaj dhe uunë kam rënë në sevda Se erdhi dhe më"nguci" një mike e vjetër.

M'u bë si një refleks a si një lodër,përfytyrimi! Si diçka e sedeftë a si një lule e rrallë Sado i moshuar, iku u këput"filli" Dhe,kur nuk e priste,e putha me mall.


2.Puhiza

Fryjti një puhizë e lehtë e më fryu si balonë Se tash u bëra me "fletë",se një mike më dashuron. Sado që i mbusha tetëdhjetë,ende e heq veten si i ri Jam bërë tani si "atlet"(po ku mbahem unë,tani?) Shkoi me vrap tek pasqyra dhe zë e krihem me kujdes Vë pak"tualet" tek fytyra,se për të ri,dua të kem "lincencë" Vërtet qe si puhizë e lehtë,por më tundi mua si furtunë Unë që jam tash tetëdhjetë,me"puhizën" u ktheva çun...


3.Një demon bukurie NJë demon bukurie Erdhi e më prishi gjumin Mu në moshë pleqërie, Ku më gjeti,të paudhin?!!! Vjem e hyn në jetën time Dhe s'më lë rehat fare Ndaj u shkoqa si thërrime Se demonja më qe djalle.


4.Vijnë kujtimet Palë- palë vijnë kujtimet Palë-palë,po më mallëngjejnë E më shtojnë ngashërimet Sa pak,lotët më shpërthejnë,

Dridhet zemra e rënkon E cimbit keqas një plagë Dhimbja shtohet,nuk pushon Se dhe mikja më është larg. Ajo larg, por jo kujtimi Se kujtimi ma sjel pranë E ç'po heq Përparimi? Plagë është imixhan.


5.Ah,ajo udhëz! Ah,ajo udhëz që dredhon! Që dredhon dhe hyn në pyll Ajo udhëz më kujton Veç një çast e një "delir" Ky kujtim që bëmë në pyll Vjen tani e më kujton prapë Që ta dish, o mike-yll! Ndihem si të kem një plagë. Plagë e shpirtit s'do ilaçe As doktor dhe as spicer Që ta shërojë atë"esnafçe" Mike, hajde siç vije atëherë.


Tiranë, 23 tetor 2023

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page